Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Anglia ime pa përvojë, por kini besim!

-

Një ditë pas shpalljes së listës së 23 "Luanëve" që Garet Sauthgejt do të marrë me vete në Rusi, trajneri i Anglisë ka dalë në konferencë për shtyp për të shpjeguar zgjedhjet e tij. Dhe ai këmbënguli se lënia jashtë e portierit veteran Xho Hart, nuk vulosi aspak fundin e karrierës së tij ndërkombët­are. Portieri i Mançester Sitit, i cili numëron 75 prezenca me kombëtaren, e humbi vendin e titullarit pasi u largua nga Siti drejt Torinos dhe më pas Uest Hemit në formë huazimi: Trajneri zgjodhi Pikfordin e Evertonit, Batlendin e Stokut dhe Poupin e Bërnlejt. Sauthgejt e justifikoi edhe lënien e Xhek Uilsherit jashtë Botërorit me rënien e formës së mesfushori­t të Arsenalit gjatë muajve të fundit. "Sigurisht që lënia jashtë e Hartit ishte një zgjedhje e vështirë. Por ai e mori shumë profesiona­lisht, pavarësish­t zhgënjimit. Edhe Rajan Bertrand e pranoi zgjedhjen time. Por në fund mua më duhet të shoh paraqitjet e portierëve gjatë 18 muajve të fundit dhe ne morëm tre portierët më të mirë. Unë lojtarët i zgjedh sipas formës. Përse nuk do duhet ta zgjedh më Hartin? Unë shpresoj të rikthehet sa më shpejt në formën më të mirë. Uilsher kaloi një formë shumë të mirë deri në Krishtlind­je, por më pas, deri në fund të sezonit, nuk ishte shumë efikas. Fabian Delf bëri një sezon fantastik me Sitin. Aleksander-Arnoldin e grumbullov­a, sepse është mbrojtësi i djathtë më i mirë në Angli. E ka treguar veten, edhe pse është 19 vjeç". Shumë është kritikuar mungesa e përvojës së skuadrës angleze ( çdo lojtar ka mesatarish­t 19 prezenca, mosha mesatare është 26 vjeç dhe kjo është skuadra më pa eksperienc­ë që prej vitit 1962), por Sauthgejt mbron zgjedhjet e tij: "Mund të jetë e guximshme zgjedhja e lojtarëve me pak ndeshje, por duhet të kemi besim tek ata. E dimë që lojtarët tanë nuk kanë të njëjtin numër ndeshjesh me ata të Gjermanisë, Spanjës apo Brazilit". Në fund, edhe një falënderim për Pep Guardiolën: "Po e ndihmon Anglinë shumë me filozofinë e tij të futbollit. Është një novator. Është fantastike që kemi një trajner të tillë që ka ndryshuar jo vetëm filozofinë e një klubi, por edhe të kampionati­t tonë. Tani luhet futboll, nuk shoh më trajnerë që të ulërasin me duart në kokë, 'hidhe topin përpara!'. Ai na ka zgjeruar horizontet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania