Panorama Sport (Albania)

Të rinj, Atletika shpall fituesit

Sportisti më i mirë u shpall Muhamet Çengeli, ndërsa Joana Hazisllari sportistja femër

- VLADIMIR MEMA

shtë mbajtur ditën e djeshme në impiantin "Elbasan Arena", Kampionati i 80-të Kombëtar i Atletikës për të rinj, në një aktivitet ku morën pjesë afro 350 sportistë, me 12 ekipe pjesëmarrë­se nga e gjithë Shqipëria. Në fund u shpallën edhe fituesit e këtij kampionati për këtë vit, me Vllazninë që zuri vendin e parë te meshkujt me 244 pikë të grumbullua­ra dhe Skënderbeu­n te femrat me 165 pikë. Rivaliteti ishte i madh për sa u përket ekipeve, pasi Mjeshtëria Sportive u rendit e dyta si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, me tri dhe katër pikë më pak sesa vendet e para. Ndërkohë, te meshkujt vendin e tretë e zuri Skënderbeu me 121 pikë, ndërsa te femrat në pod u ngjit Tirana me 74 pikë. Ndërkohë, sportisti më i mirë u shpall Muhamet Çengeli i Vllaznisë me 973 pikë dhe sportistja më e mirë doli Joana Hazisllari e Teutës me 870 pikë.

GARAT

Në 400 metra/ pengesa sportistët e Skënderbeu­t zunë vendin e parë, me Sara Myrtezan dhe Krenar Myrtezan, ashtu si edhe te 100metra/ pengesa me Uibi Ahmeti dhe Milen Caco. Për sa i përket garës së shpejtësis­ë së 100 metrave, vendin e parë te djemtë e zuri Edison Çardaku i Vllaznisë, ndërsa për femra Erisa Myrtollari e skuadrës së Skënderbeu­t. Iliana Beqiri e Tiranës dhe Petro Tona i Skënderbeu­t i përshkuan 400 metrat më shpejt sesa rivalët e tjerë në garë, duke marrë vendin e parë. Në kategorinë e 3000 metrave, të parët dolën Raid Sadiku i Teutës dhe Elsuida Loçaj e Mjeshtëris­ë Sportive, ndërsa në 200 metra vendi i parë i takoi Lidio Qahit të Tiranës dhe Elisa Myrtollari­t të Skënderbeu­t. Te 800 metrat, Redia Dauti e Tiranës garoi e vetme, ndërsa te meshkujt i pari doli Embro Lamçellari i Mjeshtëris­ë Sportive. Marko Sefgjini i Tiranës dhe Rigerta Pjetra e Fortius dolën të parët në garën e 1500 metrave, ndërsa në 5000 metra i pari e preu finishin Anris Tarazhi. Për sa i përket hedhjes së diskut, vendet e para i takuan Pamela Asllanit të Dinamo 2010 dhe Klidi Sinës të Skënderbeu­t, ndërsa në gjyle i pari doli Albi Xhafaj i Mjeshtëris­ë Sportive. Marsela Luzi e Mjeshtëris­ë Sportive dhe Mikel Minka i Skënderbeu­t dolën të parët në hedhjen e shtizës. Milen Caco i Skënderbeu­t dhe Tea Fetaj e Partizanit zunë vendin e parë në kërcim së larti, ndërsa në kërcim së gjati i pari doli Muhamet Çengeli i Vllaznisë dhe Joana Hazisllari e Teutës. Në trehapësh, të parët dolën dy sportistët e Vllaznisë, Muhamet Çengeli dhe Erisa Rrasa. Ky eveniment kishte një pjesëmarrj­e mjaft të mirë dhe rezultatet ishin optimiste për të ardhmen.

ATLETIKË KAMPIONATI 80-të KOMBËTAR PËR TË RINJ

 ??  ?? Nga aktiviteti i djeshëm
Nga aktiviteti i djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania