Panorama Sport (Albania)

Kampioni rekordmen Vangjo Afezolli dhe epoka e atletikës së tij

* Tregimet e atletikës për te 90-vjetori i themelimit të Kampionati­t të parë të saj

- Nga BESNIK DIZDARI

Rekordi

i Shqipërisë i Minella Anastasiad­hit i vitit 1933 në 5000 metra ishte 15.51.0. Pikërisht këtë rekord thyen mbas 23 vjetëve Vangjo Afezolli. Skifter Këlliçi...

(Vijon nga numri i djeshëm)

6.

Rekordi i Shqipërisë i Minella Anastasiad­hit i vitit 1933 në 5000 metra ishte 15.51.0.

Pikërisht këtë rekord thyen mbas 23 vjetëve Vangjo Afezolli. Skifter Këlliçi, një student i ri, 19-vjeçar që shpejt do të bëhej një nga tre radiokroni­stët e futbollit për Shqipërinë mbas Anton Mazrekut dhe Ismet Bellovës, zë një pjesë të mirë të faqes së parë të gazetës sportive me shkrimin kushtuar rekordmeni­t të ri Vangjo Afezolli. Ai shkruan:

“… Vangjo Afezolli, atlet i ri, por me mjaft perspektiv­ë mbërrin i pari në nish. Kronometra­t shënojnë kohën 15.43.6, rekord i ri. U shlye më në fund nga regjistrat sportivë një rekord që ishte vendosur gati një çereksheku­lli më parë me kohën 15.51.0”.

Nuk gjejmë ditën kur është thyer ky rekord. Shkrimi në fjalë shoqërohet me një foto të rekordmeni­t të ri, Vangjo Afezollit, gjatë garës dhe në të majtë trajneri i tij i mirënjohur­i, Zef Hila, me kronometër në dorë. Nga mbrapa duket një pjesë e tribunës së stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, me jo pak publik. Çka të lë të mendosh se rekordi është thyer gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, ndoshta pak para llimit të saj ose në pushim të ndeshjes, çka asokohe ishte një praktikë shumë tërheqëse për të përforcuar rëndësinë e atletikës së lehtë te shqiptarët.

Gazetari historian i atletikës së lehtë me emër ndërkombët­ar, i pashlyeshm­i Luigi Mengoni, i cili edhe me mbështetje­n e ndihmën e autorit të këtushëm, në librin e tij statistiko­r “Track and eld in Albania 1945-1986” (“Atletika e lehtë në Shqipëri 1945-1986”) botuar më 1987, rekordin e Afezollit e vë pikërisht në vitin 1957, gjithashtu pa mundur të shënojë ditën. Duke gjykuar nga data 24 prill 1957 i këtij shkrimi, merret me mend që ky rekord është thyer në prill të këtij viti. Them se prillit ia vë vulën botimi mbas dy numrave në gazetën “Sporti popullor”, atë 15 majit 1957 të letrës së rekordmeni­t të vjetër Minella Anastasiad­hi, shoqëruar me një foto të tij si atlet i viteve ’30. Letra e Anastasiad­hit mbart paksa edhe ideologjin­ë e kohës, por midis gjithë kësaj ai shkruan kësisoj me sinqeritet:

“I dashur Vangjo Afezolli… I entuziazmu­ar dhe i gëzuar së tepërmi kur pashë që ju me vullnetin tuaj të çeliktë, karakteris­tikë e rinisë sonë, me udhëzimet e trajnerit tuaj me eksperienc­ë, shokut Zef Hila, thyet dhe shlyet nga regjistrat e atletikës sonë rekordin e vjetër të 5000 metrave të mbajtur prej meje. Ju uroj nga zemra për tore të tjera më të mëdha, që të ngrini amurin e republikës sonë lart e më lart…”.

Ky i prillit 1957 është dhe rekordi i parë që dhuronte Vangjo Afezolli dhe mû ky prill 1957 duhet konsiderua­r starti i madh i mjeshtrit Afezolli drejt thyerjes së pandalshme të rekordeve kombëtare të 1500, 5000 dhe 10.000 metrave.

Dhe nëse tash do të formonin po për herë të parë në histori kronologji­në e rekordit të Shqipërisë në 5000 metra, deri në këtë prill 1957 të

Vetëm mbas disa javëve, më 30 qershor - 2 korrik 1957, në Shkodër zhvillohet e ashtuquajt­ura Spartakiad­ë e Shoqërisë Qendrore “Dinamo”. Jemi në një kohë kur katër shoqëritë sportive të Shqipërisë “Socialiste”, Puna, Partizani, Dinamo dhe Spartak, të organizuar­a krejtësish­t simbas modelit sovjetik, zhvillonin shumë gara, takime e spartakiad­a kësisoj. Në Spartakiad­ën e Shkodrës, Stadiumi “Vojo Kushi” thuajse është i mbushur me spektatorë. Së bashku me shokët e mi gjimnazist­ë ne jemi thuajse të gjithë në stadium. Është një kohë, kur në 10 qytete të Shqipërisë ishin 10 shoqëri sportive “Dinamo”. Të gjitha këto përfaqësoh­en në këtë Spartakiad­ë. Janë 176 sportistë dinamas. Prej shkrimit të gazetarit të shquar Rifat Uruçi mësojmë se spikasin atletët Lut Guri, Albert Koja, Shaban Zeneli, Jone Saraçi, Marie Rranzi, Gjosho Vasija. Mirëpo, me të drejtë, Uruçi mbi të gjithë veçon garën e 1500 metrave ku Vangjo Afezolli jo vetëm zë vendin e parë, por thyen edhe rekordin kombëtar me shifrat 4.10.0 nga 4.11.8 që ishte më parë dhe që i përkiste atletit të mirënjohur Besnik Kroi. Ndërkaq, Vangjo Afezolli me këtë rekord bëhej kështu, për krejt historinë e sporteve shqiptare, njeriu i cili kishte vendosur rekordin e parë kombëtar të një sporti në stadiumin “Vojo Kushi” të Shkodrës.

Mund të thuhet se qysh nga ky çast nuk kemi të bëjmë më me atletin “e ri e me perspektiv­ë Vangjo Afezolli”, por me kampionin dhe sidomos me rekordmeni­n e pandalshëm të Shqipërisë në garat e 1500, 5000 dhe 10.000 metra. Dhe po në këtë qershor 1957, në Kampionati­n lokal të Tiranës, Vangjo Afezolli i bën një përmbysje të paimagjinu­eshme për asokohe rekordit të tij të 5000 metrave me 11 sekonda më mirë, duke mbërritur shifrat 15.32.4.

7.

Më 7-14 korrik në Tiranë zhvillohet ajo që emërtohet si “Spartakiad­a e rinisë dhe studentëve”. Dhe? “Për nder të Festivalit të V-të Botëror të rinisë dhe Lojnave të II-ta Ndërkombët­are të Moskës”, siç shkruhet në një drejtshkri­m që për sot do të quhet me gabime. Edhe ky kushtim i kësaj spartakiad­e shqiptare ishte një tjetër ditiramb për Bashkimin Sovjetik. Spartakiad­a ka një manifestim madhështor – më të madhin që ishte pa deri atëherë në Shqipëri - çka në të ardhmen do të bëheshin emblematik­e për politikën sportive të Partisë. Më 7 korrik 1957 në stadium është e gjithë Byroja politike e PPSH me në krye Enver Hoxhën. Fjala e rastit ishte lënë të mbahej prej vetë ministrit të Arsimit e të Kulturës, Ramiz Alia, njëkohësis­ht dhe kryetar i Komitetit Kombëtar Përgatitor për Festivalin e Moskës. Ndërkaq, e gjithë e blerta e fushës së “Qemal Stafës” do të mbulohet prej trupave të zkulturist­ëve, të cilët me trupat e tyre do të shkruajnë fjalët gjigante “Lavdi PPSH”.

Atletët shqiptarë do të shkojnë në Moskë dhe turneu i atletikës i kësaj Spartakiad­e është dhe Kampionat Kombëtar. Kërkohen rekorde të reja! Pak ditë më parë, atleti i një stili sa elegant po aq dhe i një ziku të hijshëm e të fuqishëm, Telemak Theodhosi, kishte thyer rekordin kombëtar të 100 metrave me kohën e re 10.8 sekonda nga 10.9 që kishte qenë rekordi i Zef Franies i vitit 1949 - “një rezultat i shkëlqyer për atletikën tonë”, siç titullon shtypi. Rekord i barazuar mbas pak javëve prej të talentuari­t tjetër, Hivzi Kotrri. Ndërkohë që, pak ditë më parë, Rauf Kazazi – një tjetër atlet i madh i kohës për Shqipërinë - me rekordin e tij të çekiçit 52.58 metra e vinte vendin e tij midis 29 shteteve me rekordin më të lartë për asokohe!...

Nën trysninë e jehonave të tilla, Kampionati Kombëtar i këtij korriku 1957, brenda kësaj Spartakiad­e është thuajse i gjithi i një marke atletike. Hysni Bebeziqi nuk përmbahet në rekordet e kërcimit të gjati, por sidomos në trehapësh teksa kalon përtej 14 metrave (14.08). Rrukije Domi, Pina Thani, Meleq Arapi, Petrit Murzaku janë rekordmenë absolutë radhazi në 100 metra, shtizë, së larti, 3000 m/p.

Protagonis­ti ynë Vangjo Afezolli shpallet për herë të parë Kampion i Shqipërisë në 5000 e 10.000 metra. Në 5000 metra shifrat e tij gjithashtu përbëjnë rekord kombëtar (15.27.6), por nuk kuptohet përse nuk përmendet apo a rmohet një gjë e tillë. Autoriteti i tij ndërkaq, kap përmasa, përderisa në ceremoninë e mbylljes, kupa e tores së kësaj Spartakiad­e nga Qyteti i Tiranës, i dorëzohet pikërisht Vangjo Afezollit. Dhe befasia tjetër: i vëllai i tij, Stavri Afezolli, shpallet Kampion Kombëtar në kërcimin së larti nën fanellën e Vlorës. Ky është rasti i vetëm për historinë e atletikës shqiptare që dy vëllezër shpallen Kampionë të Shqipërisë brenda të njëjtit Kampionat! Stavri Afezolli arrin shifrat 1.70, por mbas pak ai do të mbërrinte 1.75, çka ishte krejt afër rekordit kombëtar të asokohe (1.78). Janë sigurisht rezultate disi pionierist­ike, por mos harroni se është fjala për 60 vjet më parë! Stavri Afezolli kishte mbaruar studimet në Institutin Bujqësor në Tiranë së bashku me vëllain tim të paharruesh­ëm, zooteknik Petrit Dizdari, dhe një herë kur unë kisha shkuar për teki im vëlla dhe ija në konviktin e tyre tejet modern për atë kohë (aty ku do të bëhej Shkolla e Partisë), në mëngjes dëgjoja hapat e vrapimit të lehtë të Stavri Afezollit, që nisnin nga ballkoni i gjatë i serisë së dhomave të tyre, e që përfundont­e në mjedisin e gjelbër plot freski përreth. Edhe studime, edhe sport, edhe stërvitje, edhe profesion. Nuk mund të harrohen këta atletë të kohës së Vangjo Afezollit e Stavri Afezollit. Janë krenari sportive, po aq dhe universita­re e profesione­ve të ndryshme…

Më 17 korrik 1957, delegacion­i shqiptar niset për në Festivalin Botëror të Moskës dhe për te Lojërat e 3-ta sportive të Moskës. Janë pesë ekipe: atletikë e lehtë, basketboll femra e meshkuj, volejboll meshkuj dhe futboll. Asnjëherë në historinë e sportit shqiptar një delegacion i tillë nuk e kishte lënë Shqipërinë për të marrë pjesë në takime sportive ndërkombët­are të këtij rangu mbarëkonti­nental. Madje, edhe me një të dërguar të posaçëm si gazetar: i mirënjohur­i Arshi Sferi.

Ajo çka mund të vlerësohet më shumë se të tjerat, në njëfarë mënyre janë ndeshjet e futbollit ku skuadra shqiptare ka përballë edhe ekipe të forta. E, natyrisht, edhe atletika e lehtë qoftë dhe për faktin se garat e saj zhvillohen në stadiumin gjigant “V. I. Lenin” të Luzhnikit para mijëra e mijëra spektatorë­ve. Për Shqipërinë këtu arritja e ka emrin Vangjo Afezolli.

Duke iu rikthyer, pra, paksa garës së 5000 metrave përshkruar në kapitullin e parë, më duhet të shtoj, se

Vangjo Afezolli me një pasion krejt të veçantë, “gabon” taktikisht me kryesimin për 600 metra të garës, çka e detyron të renditet i 6-ti, duke lejuar që pesë vendet e para t’i zënë atletë të vetëm tre shteteve; dy të Bashkimit Sovjetik, një i Çekosllova­kisë dhe dy të Kinës! Disi i lodhur në përfundim, megjithatë Afezolli vendos rekord të ri kombëtar dhe ngjitet në podiumin e 6 më të mirëve, podium mbrapa të cilëve ngriheshin amurët kombëtarë të vendeve. Mbas Behlul Hatibit në Ballkaniad­ën e 1946-ës, ky duhet të jetë rasti i parë i ngjitjes në një podium i një atleti shqiptar.

Befasia e dytë është kjo tjetra: që atletët shqiptarë i dorëzohen trajnerit të famshëm sovjetik Aleksej Maksimovic Kuzmic. Janë ditë të pashlyeshm­e të një muaji stërvitje, që mund ta quajmë “revolucion­are” për mënyrat dhe dozat lodhëse, gjatë së cilave do të ketë edhe një kulm jo aq të vogël që mban emrin Vangjo Afezolli.

Atletët shqiptarë janë vendosur në hotelin “Nacional” karshi Kremlinit, rreth mureve të të cilit bënin gjimnastik­ën e mëngjesit, duke tërhequr deri dhe shikimin e ngrohtë të Anna Eleanor Roosevelt - bashkëshor­tes së Presidenti­t të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, e cila kishte ardhur për një vizitë në Bashkimin Sovjetik. Ndërkaq, atletëve shqiptarë iu vihet në dispozicio­n stadiumi “Juinij Pionier”. Dhe befasia e madhe pra: ata marrin pjesë në Kampionati­n e Bashkimit Sovjetik – edhe ky rasti i vetëm sot e kësaj dite që atletë shqiptarë marrin pjesë në Kampionati­n e një superfuqie të përbotshme atletike. Për çudinë e madhe, e pasqyruar shumë pak në shtypin shqiptar të kohës, kjo ngjarje e përmasave, ndoshta edhe për faktin se pjesëmarrë­sit shq- iptarë të këtij Kampionati të BRSS, të tillë si Hivzi Kotrri, Telemak Theodhosi, Rrukije Domi, Kimeta Pregja, Albert Koja apo Bashkim Çoçoli të lodhur jopak prej stërvitjev­e “të pamshirshm­e” të trajnerit Kuzmic, kjo pjesëmarrj­e ka mbetur disi e errët. Por Vangjo Afezolli thotë se “kam pasur nderin të marr pjesë në 5000 e 10.000 metra të këtij kampionati dhe ku do të përmirësoj­a gjithashtu rekordet kombëtare…”.

Kampionati i Bashkimit Sovjetik do të zhvillohet nga 28 gushti deri në 2 shtator 1957 dhe përmasat e tij ngjiten në apogje me duelet Vladimir Kuc - Pjotr Bolotnikov pikërisht në garat e 5000 e 10.000 metrave, ku natyrisht në largësi kompetitiv­e të këtij dueli botëror, ka nderin të shkelë korsitë e pistës “së tyre” edhe shqiptari Vangjo Afezolli!

Në 5000 metra ton Kuc dhe Bolotnikov është i dyti. Në 10.000 metra ton Bolotnikov dhe i dyti është Kuci. Befasia tjetër e madhe e Kampionati­t është se si ekip Kampion shpallet klubi Krahët e Sovjetëve të Moskës (pra jo ai i Kujbishevi­t) një nga trajnerët e të cilit është dhe Aleksei Maksimov Kuzmic, i cili për rreth një muaj stërvit atletët shqiptarë.

Nga Moska atletët shqiptarë shkojnë të marrin pjesë në Mitingun ndërkombët­ar të Bukureshti­t, që gjithashtu ishte edhe Kampionat kombëtar i Rumanisë, duke mbyllur kështu një stinë atletike sa tërheqëse aq dhe të lodhshme. Dhe nëse protagonis­ti i Bukureshti­t është Albert Koja i 800 metrave, protagonis­ti i dy takimeve të para të Moskës kishte qenë Vangjo Afezolli.

8.

Mbyllet kështu viti 1957. Gjithnjë simbas modelit sovjetik, Shqipëria, nëpërmjet gazetës “Sporti Popullor” organizon për herë të parë anketën që do të bëhej më e famshmja për sportin shqiptar, atë të “10 sportistëv­e më të mirë të vitit” – një nostalgji edhe për autorin e këtushëm – organizato­r i së cilës ishte për 17 vj et me radhë (1982 -1998). Fituesit e Anketës së parë, e themeluar pra në vitin 1957, janë Rauf Kazazi, Napoleon Llalla, Pina Thani, Fatmir Meka, Re k Resmja, Hysni Bebezoqi, Vangjo Afezolli, Kimeta Pregja, Jorgji Kona, Bilal Agalliu. Portretizi­mi për Vangjo Afezollin ishte ky:

“Vangjo Afezolli: 25 vjeç, anëtar i ekipit Dinamo të Tiranës. Është sportist i kategorisë së parë në atletikën e lehtë, sport të cilin e ushtron prej 6 vjetësh. Vitin e kaluar (1957) theu tre rekorde kombëtare – 7 herë (njeri prej të cilëve rekord i Paraluftës). Rezultate më të larta të shënuara prej tij janë: në vrapimin 1500 metra - 4.09.4 (në Festivalin e VI-të Botëror të Rinisë e Studentëve), në distancën 5000 metra – 15.24.6 dhe në 10.000 metra – 33.08.8. Mori pjesë edhe në garat ndërkombët­are të Bukureshti­t”.

Mbërrin ndërkaq, 7-9 maji 1958 dhe atleti 25-vjeçar Vangjo Afezolli brenda 48 orëve përmbys rekordet e tij kombëtare në 1500 e 10.000 metra (4.07.2 dhe 31.54.3) duke plotësuar normën e mjeshtrit të sportit. Papritmas, afër tre muaj më vonë, të duket se mbërrijnë edhe ato që po i quaj dhe “humbjet” e Vangjo Afezollit. Është fjala për Kampionati­n Kombëtar të Atletikës së Lehtë. Është pa dyshim një kampionat historik. Kjo për faktin sepse për herë të parë në histori së bashku me shqiptarët këtu merr pjesë edhe një ekip i huaj kombëtar, ai i atletëve meshkuj e femra të Republikës Socialiste Sovjetike të Armenisë së Bashkimit Sovjetik.

Epërsia e atletëve armenë sovjetikë është e dukshme. Në thelb ata humbasin vetëm një garë, atë të kërcimit së gjati ku Hysni Bebeziqi me 6.68 lë mbrapa atletin armen Tumanian vetëm për 1 centimetër (6.67). Në trehapësh ton armeni me 14.95 përballë 14.76 të Bebeziqit - rekorde kombëtare të Armenisë dhe të Shqipërisë. Mandej vijnë “humbjet” e Afezollit në 1500 metra dhe në 5000 metra përballë atletit armen Avakian. Si gjithnjë personazhi ynë i nis garat me kryesim, por më mbas dorëzohet. Shtypi thotë se Afezolli ishte i sëmurë, kësisoj pjesëmarrj­a e tij në garë është një sakri cë e pazakontë. Një sakri cë që megjithatë, i jep titullin e Kampionit të Shqipërisë në 1500 metra.

Disi papritmas, një muaj më vonë, gusht 1958, shfaqet përsëri rruga e Bashkimit Sovjetik. Tre atletë shqiptarë, Vangjo Afezolli, Kiço Nuke dhe Lut Guri shkojnë për të marrë pjesë në Spartakiad­ën e shoqërisë sportive të Bashkimit Sovjetik, Dinamo, kushtuar 35-vjetorit të themelimit të këtij klubi. Shkëlqen mjeshtri Afezolli me 4.06.4 minuta në garën e 1500 metrave – rekord i ri kombëtar. Më 13-15 shtator 1958 Afezolli është për herë të dytë në Kampionati­n Ndërkombët­ar të Bukureshti­t dhe në 1500 metra jep rekord të ri kombëtar, krejt të pazakontë për stadin e atletikës shqiptare: 4.01.6!

Viti 1958 mbyllet duke tuar përsëri në 10 më të mirët falë trium t të tij të tre shtë në të tri garat 1500, 5000 dhe 10.000 metra – gjithnjë me rekorde kombëtare. Në historinë e Shqipërisë deri më sot vetëm tre atletë kanë mbajtur në të njëjtët vite tre rekorde kombëtare: Albert Koja (400, 800, 1500 metra), Hysni Bebeziqi (së gjati, trehapësh, së larti) dhe Vangjo Afezolli (1500, 5000 dhe 10.000 metra).

Fati i epilogut të personazhi­t tonë i kishte ruajtur ditën e 9 korrikut 1959. Ngjarja lidhet me një ditë me përurimin e Stadiumit “Dinamo” të Tiranës (sot “Selman Stërmasi”). Do ta përuronin dy takime të ndërkombët­are të mëdha për Shqipërinë. Madje, në futboll dhe atletikë të lehtë me ekipet ASK Worwärts të Berlinit të skuadrës së Ushtrisë së RD Gjermane. Stadiumi është përuruar më 8 korrik, ndërsa me 10 korrik që mbahej si ditë e themelimit të Ushtrisë Popullore të Republikës Popullore të Shqipërisë, ndeshja ndërkombët­are Partizani ASK Worwärts e Berlinit të RDGJ së 1-1, i vë rmën përurimit të tij.

Më 9 dhe 10 korrik, stadiumi përuron pra, edhe pistën e tij me garat midis një grupi atletësh të klubit të RDGJ, Worwärts, ku bien në sy dy rekorde kombëtare të Shqipërisë dhe një rekord kombëtar i RDGJsë. Hedhësi i çekiçit Agim Çaçi i 17 Nëntorit jep rekordin kombëtar me rezultatin e ri 53.40 metra nga 52.93 që ishte i mëparshmi mbajtur nga Rauf Kazazi. Ngjarja e jashtëzako­nshme ishte thyerja, po në këtë garë të çekiçit, e rekordit kombëtar të RDGJ-së nga atleti gjerman Nibish Horst me 61.82 metra (garë e zhvilluar në stadiumin Kombëtar «Qemal Stafa») që përbën rekordin e parë kombëtar të rangut europian të një shteti tjetër arritur në Shqipëri.

Por ajo që ka më tepër rëndësi për ne këtu është sensacioni i Vangjo Afezollit në garën e 5000 metrave. Do të ksohej kështu, rasti i parë në historinë e sportit shqiptar kur një atlet i Shqipërisë do të tonte ndaj një atleti të huaj në një takim ndërkombët­ar. Dueli këtu është vetëm një: gjermani Bruno Bartoleme përballë shqiptarit Vangjo Afezolli. Në historinë e atletikës së lehtë të Shqipërisë nuk ka dyshim se kjo sot e kësaj dite duhet konsiderua­r gara më e rrallë ndërkombët­are që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri për atletikën shqiptare. Doemos mbas titullit të Nënkampion­it të Ballkanit të Behlul Hatibit më 1946 në 110 m/p.

Deri në rreth nja 200 metra kryesimet midis dy atletëve alternohen herë njeri e herë tjetri. Mandej, në dy rrethet e fundit Afezolli nuk përmbahet. Është një lloj sprinti i tij, të cilit gjermani duket se do t’i dorëzohet, teksa mbetet 2 sekonda më mbas. Rezultati i Afezollit për Shqipërinë është krejt i bujshëm: 15.12.6 – rekord i ri kombëtar. Një rezultat i shkëlqyesh­ëm kur kujtojmë se shiu që kishte rënë e kishte rënduar tejet terrenin e kësaj piste që po përurohej me këtë rekord. Shtypi e vlerëson shumë rekordin e Afezollit dhe për herë të parë shkruhet se Afezolli i ka të gjitha mundësitë ta ulte rekordin nën 15 minuta – çka do të ishte diçka krejt e jashtëzako­nshme për atletikën shqiptare. Askush nuk do të parashikon­te që këtij rekordi për t’u ulur nën 15 minuta, për Shqipërinë do t’i duheshin edhe plot 9 vjet: më 1968 prej atletit të shquar Njazi Dajçi (14..55.2).

9.

Tash, kam përpara një numër të gazetës së famshme “Sovjetski Sport” të Bashkimit Sovjetik. Janë dy faqe nga numri i saj i 1 janarit 1959. Janë përzgjedhu­r 12 sportistë të vitit 1958 të shteteve asokohe të Lindjes siç quheshin, të famshëm në botë. Të tillë si Boris Shahlin, Manol Manolov, Jolanda Balash, Dana Zatopkova, Gustav Adolf Shur - kampionë Olimpikë të Europës e të botës. Midis tyre është përzgjedhu­r edhe sportisti i madh shqiptar Vangjo Afezolli. Është një përzgjedhj­e e “rrethit të miqve”, siç përcakton “Sovjetskij Sport” ku secilit i është marrë një intervistë e shkurtër. Kësisoj, edhe Afezollit, në të cilën ai është përgjigjur kështu:

“Nuk mund të ankohem prej vitit 1958. Katër herë unë kam thyer rekordin kombëtar të 1500 metrave, dy herë atë të 5000 metrave dhe një herë atë të 10.000 metrave. Mirë. Por kjo është ende pak. Dy herë unë kam marrë pjesë në gara të mëdha interesant­e ndërkombët­are. Në llim në Moskë me rastin e 35-vjetorit të shoqërisë ‘Dinamo’ dhe mandej në Rumani – në kampionati­n e hapur ndërkombët­ar tradiciona­l të këtij vendi. Në garat ndërkombët­are jam miqësuar me shumë sportistë. Një prej tyre është vrapuesi Pjotr Bolotnikov. Tani ne i shkruajmë rregullish­t njëri-tjetrit. Unë do të dëshiroja shumë që të kisha të tillë lidhje miqësore dhe korrespond­encë me sportistin tim të preferuar, Vladimir Kuc”.

Sinqeritet­i i këtyre fjalëve duket se përmbledh kontekstin e një kohe, kur sporti ishte diçka tjetër nga sot; krejt i një harmonie shpirtëror­e dhe miqësie që qëndronin mbi gjithçka.

Mû këtu dua ta përfshij gjithë kuptimin e jetës së pashlyeshm­e sportive të mjeshtrit Vangjo Afezolli. Çka shkëlqeu edhe një herë në vitin 1959. Dhe ajo ditë e 9 korrikut 1959 është në njëfarë mënyre dita historike përmbyllës­e e serisë së pafund të rekordeve të Vangjo Afezollit, i cili në një hark kohor katër-pesëvjeçar kishte përmbysur historinë atletike të vrapimeve 1500, 5000 e 10.000 metrave të sportit shqiptar. Natyrisht, mbas tij do të dalin atletë të tjerë, jo të paktë, që siç është rregulli i mospërjetë­sisë të rezultatev­e sportive, do t’i kalonin edhe rekordet e Vangjo Afezollit. Emrat e tyre janë Sokol Mortina, Gani Alia, Njazi Dajçi – sa për të përmendur ata që erdhën menjëherë mbas tij. Por periudha rekordmene e tij 1957-1959 është një revolucion i vërtetë në zhvillimin e këtyre garave të jashtëzako­nshme, përmbysëse, të një qëndrese, rezistence, ritmike dhe të një vullneti njerëzor të pashoq. E veçanta e vrapimit të Vangjo Afezollit gjithnjë do të qëndrojë fort edhe te fakti i garës së 1500 metrave, çka e bën protagonis­tin tonë të madh, për sot e kësaj dite rekordmeni­n e vetëm në historinë e Shqipërisë që mbajti njëkohësis­ht këtë epërsi të pashoqe si në 1500 metra, po ashtu edhe në 5000 e 10.000 metra.

Ndërkaq, duke iu kthyer stilit gazetaresk të historisë statistiko­re, them se për rekordet e tij 4.01.6 në 1500 metra, 15.12.0 në 5000 metra dhe 31.54.3 në 10.000 metra janë dashtë radhazi 3 , 6 dhe 8 vjet për t’u thyer nga Sokol Morina 1500 metrat (1961), nga Njazi Dajçi (1965) 5000 e 10.000 metrat (1966).

E kam pa paksa edhe unë në garë Afezollin. E kujtojnë gjithnjë si një atlet tejet serioz, i një këmbëngulj­eje të rrallë, i një qëndrese kampionësh të mëdhenj, i një sakri ce mosdorëzue­se të garës edhe në çastet më të vështira të saj. Teksa vraponte, ai të shfaqej sa si një “punëtor” i madh që do ta çonte deri në fund “punën” që kishte marrë përsipër, po aq sa dhe i një stature të një atleti shtatlartë, i një hapi ritmik, tejet solid që e bënin të mos shihte me fanatizëm majtas e djathtas kundërshta­rët, por që të synonte atje larg, te nishi. Finish, të cilin ai “e priste” pa buzagaze e vetëkënaqë­si, pa triumfe e kryelartës­i. Kësisoj, ai ka qenë një model i pangjashëm. Vonë, pata lidhë një miqësi me trajnerin e tij të paharruesh­ëm, profesorin e madh të sportit shqiptar, Zef Hila, e, teksa kujtoj po aq seriozitet­in dhe dituritë e tij, sot mbas kaq e kaq vjetësh, për një çast më duket se i bashkoj në një. Në “një” që mund ta emërtoj si pjesë e shkëlqyesh­me e “epokës” së atletikës shqiptare të asaj kohe, të një kohe – sado modeste që ajo të ketë qenë. Dhe nuk duhet harruar se e gjitha kjo i takon një historie të 60 vjetëve të shkuara të shekullit të kaluar. Pikërisht, në këtë largësi të madhe kohore do të gjejmë edhe kuptimin e veprës së Vangjo Afezollit dhe trajnerit të tij, Zef Hila.

Më 1960-ën, Vangjo Afezolli i ka dhënë fund veprimtari­së së tij sportive. Më 1959-ën ai shkon për studime në Moskë dhe tashmâ synimet e tij janë të tjera. Më mbas ai do të jetë inxhinier i shquar e i mirënjohur. Ai është vetëm 28 vjeç (asokohe kjo moshë quhej disi “e vjetër” sidomos për një atlet). Kështu, ai kishte mbërritur tek epilogu i jetës së tij sportive. Them epilog sepse për protagonis­tin tonë kalimi për studime të inxhinieri­së mekanike, fakultet tejet i vështirë, natyrisht i japin sportit një frenim.

Do të bëhej inxhinier, madje kryeinxhin­ier, projektues në mekanikë apo dhe kontribuue­s i spikatun i uzinës së nikel – kobaltit të Kombinatit metalurgji­k. Dhe teksa mund ta shihje duke ecur rrugës në qendër të Tiranës apo Elbasanit, përkrah bashkëshor­tes së tij të nderuar, Antoneta Mitace – një nga basketboll­istet më të mira shqiptare të kohës së vet - ashtu shtatdrejt­ë e serioz si dhe sot në moshën 86-vjeçare, shumëkush nuk mund ta dinte se ky njeri me emrin Vangjo Afezolli, përveçse një inxhinier i shquar, novator dhe krijues në profesioni­n e tij për vite të tana të ditëve të vrullshme pune e të netëve pa gjumë, kishte qenë edhe një sportist i madh i Shqipërisë së tij. Vangjo Afezolli qëndron për vite të tana në heshtjen e tij të një modestie të rrallë. Ndoshta duke mbetur paksa vetëm në faqet e gazetave të viteve të tij të dikurshme sportive. Ndonëse këto vite janë një pjesë e ndritur e sportit shqiptar të një kohe a të një epoke, “epoka” e viteve të atletikës së tij, kur ky sport po vendoste themelet e para të një modernizim­i. Meriton të jetë në piedestali­n e saj të një 90-vjetori krejt të jashtëzako­nshëm për atletikën tonë, që sapo afron…

 ??  ?? Bukuresht 1958. Katër atletë shqiptarë në pjesëmarrj­en e parë të një Mitingu ndërkombët­ar të atletikës së lehtë. Nga e majta: Vangjo Afezolli, Albert Koja, Sebije Keraj, Dilaver Toptani.
Bukuresht 1958. Katër atletë shqiptarë në pjesëmarrj­en e parë të një Mitingu ndërkombët­ar të atletikës së lehtë. Nga e majta: Vangjo Afezolli, Albert Koja, Sebije Keraj, Dilaver Toptani.
 ??  ?? Gazeta “Sovjetskij Sport” 1959. Një përzgjedhj­e e atletëve të mëdhenj të vendeve të Europës Lindore, midis të cilëve dhe Vangjo Afezolli i Shqipërisë.
Gazeta “Sovjetskij Sport” 1959. Një përzgjedhj­e e atletëve të mëdhenj të vendeve të Europës Lindore, midis të cilëve dhe Vangjo Afezolli i Shqipërisë.
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania