Panorama Sport (Albania)

Rekord qokash, Superiorja është një teatër total

Kamza i hap krahun Vllaznisë, vlonjatët i dorëzohen Partizanit

- BESAR BOZGO

Kjo e djeshmja ishte ndoshta një prej javëve më të parashikue­shme të këtij kampionati në Superiore. Por, i kaloi më shumë pritshmëri­të dhe na riktheu disa vite mbrapa, kur ndeshjet e kampionati­t ishin shumë të parashikue­shme dhe fituesit diheshin disa ditë përpara. Takimet e djeshme ishin në kufijtë e qesharakes me ekipe që fitojnë pa djersitur fare, gola që shënohen me lehtësinë më të madhe dhe llogari që dalin sipas parashikim­eve. Nga lufta për mbijetesë te skuadrat që synojnë Europën, takimet e djeshme ishin shumë të dyshimta. Në fund, disa trajnerë refuzojnë të flasin, ndërsa të tjerë mundohen prej javësh që të justifikoj­në humbjet që "mbajnë erë".

MBIJETESA - Ajo që ra më shumë në sy ishte humbja e Kamzës me Laçin. Edhe pse skuadra e kamzalinjv­e luante për dy rezultate, barazimin dhe fitoren, nuk arrin asnjë prej tyre. Edhe pse u pa deri-diku një lojë e luftuar, Kamza la shumë për të dëshiruar përsa i përket agresivite­tit dhe asaj që tregoi në fushë. Mjafton të shohësh që përpara se të shënonin golin e barazimit, skuadra kishte bërë vetëm një gjuajtje në portë. Nga ana tjetër, Kukësi tregohet jashtëzako­nisht dashamirës me Vllazninë.

Skuadra shkodrane, që po kalon ditët e saj më të vështira, e detyron Kukësin të vihet në vështirësi të mëdha në një takim ku Vllaznisë i duhej medoemos fitorja. Teuta siguron matematiki­sht mbijetesën në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa shkatërron pa mëshirë Lushnjën, a thua se do të nxjerrë inatin e pikëve që i ka marrë skuadra verdhejesh­ile gjatë këtij kampionati. Teuta nuk ka habitur fare gjatë këtyre javëve, pasi ka fituar me thjeshtësi përballë ekipeve më të mira të kampionati­t si Skënderbeu, Kukësi apo Partizani.

EUROPA - Luftëtari luan ndeshjen e fundit në shtëpi dhe siguron një fitore shumë të lehtë përballë Skënderbeu­t. Bluzinjtë marrin 3-pikëshin e nevojshëm për pjesëmarrj­en në Europë, ndërsa i bëjnë "qokën" Souesë, i cili shënon dhe vazhdon të udhëheqë listën e golashënue­sve. Korçarët që janë shpallur kampionë vazhdojnë të humbasin, duke pësuar disfatën e 4-t në pesë takimet e fundit. Dikush mund të thotë se edhe Barcelona u mund nga Levante apo Bajerni i Mynihut pësoi katër gola në sfidën e fundit të kampionati­t, por

është shumë e vështirë që të gjesh sot një ekip kampion në Europë, që ka pësuar katër humbje në 5 ndeshjet e fundit. Paradoksi i madh ndodh në Vlorë, aty ku Flamurtari paguan gjobën prej 5 milionë lekësh për të luajtur me tifozë ndeshjen ndaj Partizanit, ndërsa në fushë luan me të rinj dhe për më tepër i dorëzuar përballë të kuqve. Ky është kampionati i kohëve të fundit dhe kjo ishte java më emblematik­e për të parë se si përcaktohe­n verdiktet e sezonit.

LLOGARITË - Të mërkurën luhet java e fundit e kampionati­t, ndërsa skuadrat kanë nisur të bëjnë llogaritë finale. Në Laç, kurbinasit që luftojnë për Europën, do të përballen me Teutën, e cila e ka siguruar tashmë mbijetesën dhe nuk ka më asnjë objektiv. Partizani dhe Kamza kanë një sfidë finale me të kuqtë që kërkojnë Europën, ndërsa kamzalinjt­ë luftojnë për mbijetesë. Në Lushnjë, Luftëtarit i mjafton një pikë për të zyrtarizua­r pjesëmarrj­en në Europë, ndërsa Skënderbeu pret të pësojë humbjen e radhës me Vllazninë. Ndërsa Kukësi-Flamurtari do të jetë praktikish­t një miqësore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania