Panorama Sport (Albania)

Lacio-Inter, drithërima për Champions-in

Trajneri i Interit: Kam besim, të ardhmen e shoh këtu

- Përgatiti: LEDIO NASE

V igjilja e testit final nis në "Appiano Gentile". Interi me vetëm një rezultat në dispozicio­n (fitoren) për të hyrë në Ligën e Kampioneve mund të jetë edhe një tregues pozitiv, duke qenë një skuadër që ka treguar se reagon më mirë nën stres. "Jam i bindur për Champions-in, sepse nga fillimi i vitit po synonim këtë pozitë. Lacio ka dy rezultate nga tre, por kemi 90' për të luajtur, - ka komentuar trajneri zikaltër. - Duke parë prapa, shoh shumë ndeshje ku do kishim merituar më shumë se rezultati. Nesër (sot) nuk është një "play- off", por një ndeshje kampionati. Të marrin si shembull shtyllat e goditura nga kundërshta­rët tanë: e dini sa kemi ne? 23 dhe të tjerët 10. Tani nuk ju tërheq më si e dhënë... ".

BILANCI - Trajneri toskan vijon me analizën e tij: "Këta djem reaguan në një moment të rëndësishë­m, rikthyen të mundshëm objektivin në kampionat. Kam dëgjuar se kemi pasur fat sepse Lacio nuk fitoi në Krotone. Ndërsa, pas humbjes sonë me Sasuolon u tha se hodhëm tutje një shans. Kështu nuk shkon. Unë them se lojtarët e mi e kanë merituar këtë rast, pashë vuajtjen dhe dashurinë për fanellën pas humbjes të së shtunës. Ndaj Lacios do luajmë pa asnjë vështirësi". Rikthimi në Champions do ishte një event, pas viteve të fundit "gri". "Ndeshja e radhës do tregojë vetëm nëse do luajmë në Ligën e Kampioneve apo jo. Puna jonë do mbetet. Ka, megjithatë, një diferencë të madhe mes luajtjes së kupës më të bukur në botë dhe Ligës së Europës. Këtë vit kemi punuar në mënyrë korrekte, nesër ( sot) në mbrëmje pas ndeshjes do ketë entuziazëm ose dëshpërim, por në fund do mendojmë se kemi bërë punën tonë. Lojtarët e mi janë sjellë gjithmonë mirë, kam folur me ta menjëherë të dielën në paradite pas Sasuolos".

E ARDHMJA - E ardhmja e Spaletit do varet nga sot? "Unë këtu e shoh veten shumë

mirë, kaq mirë sa kontratën e konsideroj një 'barsoletë'". Po në klasifikim­in personal të Spaletit, ku vendoset ky LacioInter? "Përkrah ndeshjeve më të rëndësishm­e, tifozët tanë meritojnë rikonfirmi­min, janë pjesa më e rëndësishm­e. Nëse kanë ardhur gjithmonë në

numër, do të thotë se diçka të bukur e kemi shfaqur". Ndaj bardhekalt­ërve duhet shfaqur agresivite­t, pa e humbur ekuilibrin: "Duhet të jemi të zotë në të dy fazat, ata janë të zotë në lojën në vertikale. Anderson e Imobile janë të rrezikshëm në kundërsulm­e. Të tregojmë

kujdes! Do ndikojë gjithçka nga pak: karakteri, qetësia, përqendrim­i; por askush të mos kushtëzohe­t nga statistika­t, nga e kaluara. Mund ta luajmë si të barabartë ne Lacion. Janë të fortë, kanë shfaqur një futboll që i ka argëtuar të gjithë, edhe

mua. Merituan edhe të avanconin në kupë. Ne me fat pa Ligën e Europës? Kush komenton kështu, do të thotë se nuk njeh asgjë nga futbolli: do kishim aktivizuar më shpesh Dalbertin dhe Karamoh, për shembull. Askush nuk na ka dhuruar asgjë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania