Panorama Sport (Albania)

Konte e mbyll me fitore, Murinjo me “zero tituli”

Penalltia e Hazard në pjesën e parë mjafton për suksesin ndaj Junajtid

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Merre kupën dhe përplase fort në tavolinë Antonio! Çelsi ka fituar të tetën "FA Cup" të historisë, duke kaluar 1-0 Mançester Junajtid të Zhoze Murinjos, skuadrën e një fituesi serial, i fortë nga 12 finalet e fituara nga 14 të luajtura, por vetëm deri dje, ditë në të cilën njohu humbjen e tretë dhe të katërtën në total përballë trajnerit italian. Goli i Hazardit vlen një sezon të tërë. Pasi e mbyllën të pestët kampionati­n, blutë ngushëlloh­en me trofeun më të vjetër të historisë së futbollit. Murinjo përshëndet si zotëri fituesit, përqafon lojtarët e tij dhe e mbyll vitin me "zero tituli". Në fund, edhe Çelsi meriton gjithsesi të pijë shampanjë, lumenj me shampanjë që vërshojnë në "Uembli", ndërsa e gjithë tifozëria e bluve të Londrës e ka zgjedhur trajnerin e tyre të ardhshëm, siç lëshuan për minuta me radhë koret: "Antonioooo". Sepse ajo e djeshmja mund të korrespond­ojë realisht me ndeshjen e fundit të gjeneralit Konte në stolin e Çelsit.

HAZARD ZHBLLOKON

Edhe në ekstravaga­ncën e tij, futbolli di të konservojë një fije logjike dhe jo më kot, ai që firmos suksesin e finales së djeshme ishte Eden Hazard, lojtari më i fortë dhe më i talentuar i Çelsit. Pjesa e parë e belgut ishte ekzemplare, sepse sa herë që ai prekte topin, dërgon në çmendinë mbrojtjen e Junajtid... Ai ishte i pari që detyron De Gean të bëjë një mrekulli me këmbë ndaj fantazisti­t të Kontes, tërheq skuadrën në kundërsulm, derisa në të 21-ën detyron Xhonsin që ta shtrijë brenda zonës pa mëshirë. Fundja, kjo ishte mënyra e vetme për ta ndalur... Dhe nga pika e bardhë ishte vetë Hazard që ekzekutoi me ftohtësi dhe zhbllokoi takimin në favor të bluve, 1-0. Junajtid trembi vetëm me një "predhë" të Pogbasë në minutën e 30-të, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes së tyre është mërzi totale, pasi trioja sulmuese Lingard-Rashford-Sançez është inekzisten­te përpara, me Lukakun që ndjek i nervozuar nga pankina shokët e tij.

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË

Pjesa e dytë nis ashtu siç pritej, me Junajtid që lëshohet në sulm për të tentuar barazimin. Rashford, brenda tri minutash (53 dhe 56), me dy goditje dënimi impenjon portierin Kurtua. Në të 60-ën, Matiç gabon një rast të pastër nga shumë pranë portës, ndërsa pak sekonda më pas, "Djajtë" shënojnë me Sançezin, por arbitri anulon për pozicion jashtë loje. Majkëll Oliver, "bilbili" i kontestuar nga Juventusi për vendimet e marra ndaj Realit në Champions, dje anuloi golin me konsensusi­n e "VAR-it".

Çelsi hyn në vështirësi, por kur lëshohet në kundërsulm, në një aksion të orkestruar nga Kante, Alonso gllabëron në golin e 2-0. Më pas, trajneri Konte irritohet për një tjetër penallti që u mohohet për prekje të qartë të topit në zonë nga Jang (këtë herë nuk u kërkua ndihma e VAR-it), ndërsa në minutat e fundit nis edhe parada e zëvendësim­eve, por Murinjos nuk i bëjnë punë Marsial, Lukaku e Mata. Pas vërshëllim­ës së trefishtë, euforia e Kontes përfshin tifozërinë e bluve, e cila e adhuron dhe do ta adhurojë gjithmonë...

 ??  ?? Konte lag me shampanjë futbollist­ët e tij
Konte lag me shampanjë futbollist­ët e tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania