Panorama Sport (Albania)

Ze Maria-Halili shkon në “shtesë”, tjetër takim të hënën

Negociatat vazhdojnë, biseda e djeshme pa bereqet

- ADELA MERKO

Refik Halili takon Ze Marian. Ashtu sikundër pritej, edhe ndodhi. Presidenti priti dje në mëngjes në "selinë" e tij trajnerin për të folur për të ardhmen. Edhe pse u diskutua gjerësisht për vazhdimin ose jo të bashkëpuni­mit, duhet thënë se ende nuk gjetën akordin final. Kjo histori, shkon përfundimi­sht në... "shtesë". Mësohet se të hënën pasdite, palët kanë rezervuar një tjetër takim. Ata do të ulen për të biseduar me shpresën që këtë herë mund të marrin fund edhe dilemat e mëdha. Duhet thënë që tekniku ka menduar që nga Shqipëria të largohet të mërkurën për të nisur zyrtarisht pushimet e verës, megjithatë para se të shijojë diellin dhe plazhin, me patjetër do të mësojë nëse do i duhet të presë biletën vajtje-ardhje, por vetëm... vajtje. Edhe pse Hoze Marselo Ferreira është nën kontratë me bardheblut­ë, të paktën një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë presidenti Halili në daljen e tij të fundit për "Panorama Sport", e ardhmja e tij varet nga ky takim. Ai firmosi marrëveshj­e 1+1 në qershorin e 2017-ës, por me mbylljen e sezonit të parë, palët duhet të gjejnë dakordësin­ë për disa terma që janë të specifikua­ra qartë në kontratë. Dhe +1 bëhet aktiv vetëm nëse të dyja palët gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar projektin. Situata duket tejet e koklavitur aktualisht. Në moment të krijohet përshtypja se shanset që Ze Maria të jetë trajner janë

realisht të mëdha, ndërsa në të tjera peshorja anon nga "divorci". Që raportet nuk janë në harmoni të plotë, kjo duket qartazi. Nëse gjithçka do ishte në rrugën e duhur, klubi do ta kishte rikonfirmu­ar direkt braziliani­n si pjesë të projektit për elitën. Por, derisa kjo nuk ka

ndodhur pikëpyetje­t shtohen. Megjithatë, tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim të hënën për të mësuar të ardhmen e Ze Marias. Një gjë është e sigurt në këtë histori, që Tirana pretendon që të rikthehet në Kategorinë Superiore për pretendime madhore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania