Panorama Sport (Albania)

Laçi fiton në limite, Kamza dorëzohet totalisht

Kryeqyteta­sit i afrohen fundit, mbijetesa në rrezik

- ABDULLA DUSHKU

Kamza nuk ia del në shtëpi, në një ndeshje dramatike përballë Laçit, duke rihyrë kështu në vorbullën e rënies nga Kategoria Superiore, e cila duket më pranë se asnjëherë më parë. Kamzalinjt­ë u ndëshkuan që në minutën e parë, por barazuan pesë minuta nga fundi, çka krijoi idenë se të besuarit e trajnerit Ahmataj siguruan pikën e nevojshme për të qëndruar edhe një vit në mbijetesë. Por, në mënyrë të pakuptimtë dhe në një aksion pa shumë pretendime në fundin e kohës së rregullt, kurbinasit shënojnë edhe golin e fitores, pas një hutimi të mbrojtjes vendëse. Laçi me këtë rezultat pothuajse ka siguruar vendin e katërt, pasi ndeshjen e radhës do të luajë në shtëpi ndaj Teutës. Ndërsa Kamza do të ketë një transfertë ndaj Partizanit.

PJESA E PARË - Një aksion, një gol. As vetë kurbinasit ndoshta nuk e kishin menduar një nisje të tillë, por për t'i dhënë qetësi Laçit në atë që konsideroh­ej si transferta më e vështirë ndaj Kamzës. Një top për Rexhinaldo­n në hyrje të zonës kthehet në një asist për futbollist­in, që fluturimth­i nuk mendohet dy herë, por gjuan një top që, pasi përplaset në tokë, ndalet në rrjetë edhe pas një hutimi të Avdylit. Festojnë bardhezinj­të, shfryjnë tifozët vendës në shkallët e stadiumit. Lojtarët e Kamzës ngarkohen psikologji­kisht dhe Zguro këshillohe­t nga kryesori, pasi dueli i tij me Frashërin acarohet. Gjithsesi, kryesori tregohet i kursyer në kartonë. Të besuarit e trajnerit Ahmataj e kanë të vështirë të rrezikojnë portën e Selmanit me Filin që spostohet si sulmuesi i deklaruar, por që mbyllet mirë nga mbrojtja mike. Gjuajtjet e Zguros nga distanca nuk mjaftojnë, ndërsa kurbinasit menaxhojnë rezultatin dhe ia dalin ta mbyllin këtë pjesë të parë në avantazh.

PJESA E DYTË - Kur pritej që Kamza të reagonte me shumë forca në këtë fraksion të dytë të takimit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Vendësit duken të lodhur në fushë dhe aksionet e tyre, nuk janë konkrete, pra lojtarët harxhojnë shumë energji larg portës kundërshta­re. Gjithsesi,

Selmani do t'i tregojë aftësitë e tij në minutën e 69të, duke grushtuar një krosim të rrezikshëm të Malajt. Por, pikërisht atëherë kur nuk pritej, Kamza përfiton nga një hutim i mbrojtësve të Laçit dhe pesë minuta nga fundi Rezi vendos

baraspeshë­n. Në stadium nis festa, e cila nuk zgjat shumë. Kurbinasit hidhen në sulm dhe një minutë nga koha e rregullt, Xhixha i harruar nga mbrojtësit vendës, përballë portierit Avdyli nuk e ka të vështirë që të shënojë golin e fitores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania