Panorama Sport (Albania)

Dëmtime të çuditshme te vendësit

-

-Në tribunën VIP të stadiumit të Kamzës nuk ka munguar presidenti i Kamzës, Naim Qarri dhe kryebashki­aku Mziu, që para takimit dukeshin mjaft në formë. Ndërsa presidenti i Laçit, Pashk Laska, e ka ndjekur sfidën në pankinë. -Ndeshja është ndjekur nga rreth 600 tifozë, që ishin tepër aktivë në mbështetje të Kamzës. Rreth 10 tifozë ishin vendosur në tribunën mike. - Forca të shumta policie kishin rrethuar stadiumin nga të katër anët e tij. Më së shumti ishin përqendrua­r në tribunën qendrore, ku dhe ka pasur edhe tension, i krijuar më shumë pas golit të dytë të Laçit. Një tifoz mik i ulur shumë pranë presidenti­t të Kamzës, Naim Qarri ngrihet për të festuar, gjë që e ka acaruar së tepërmi Qarrin i cili ka replikuar, duke i thënë se nuk mund të festonte pranë tij. Disa tifozë të Kamzës kanë tentuar të konfliktoh­en fizikisht, por policia ka ndërhyrë në momentin e duhur dhe situata është qetësuar. -Dëmtime të çuditshme kanë ndodhur te skuadra e Kamzës gjatë ndeshjes së djeshme. Para se ajo të niste, Hektor Idrizaj është dëmtuar duke bërë nxehmjen. Ndërsa, Fukui del nga fusha në minutën e 65- të duke kërkuar zëvendësim edhe pse nuk u pa të merrte ndonjë goditje të fortë. E njëjta gjë edhe me Frashërin, i cili kishte shiritin e kapitenit në minutën 72-të. Mbrojtësi kërkoi zëvendësim­in, gjë e cila nuk pritej. -Ndeshja e djeshme është ndërprerë një herë nga kryesori Hamiti. Në minutën e 37të, tifozët e Kamzës kanë ofenduar kryesorin dhe ky i fundit i ka kërkuar kapitenit Frashëri t'i qetësonte ata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania