Panorama Sport (Albania)

Akuza për blerje lojtarësh trajnerit të Kombëtares dhe kreut të FSHF-së

Kamza dhe Vllaznia, luftë mediatike para dhe pas sfidës

-

Kamza dhe Vllaznia janë përfshirë në një luftë të ashpër mediatike gjatë ditës së djeshme, ku kamzalinjt­ë kanë akuzuar jo vetëm kryesorin e takimit, Eldorian Hamitin, por edhe trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grimën, se po blinte lojtarët e kryeqyteta­sve. Ndërsa pas ndeshjes, akuzat kanë qenë në drejtim të FSHF-së dhe kreut të saj. "Panorama Sport" ju sjell në mënyrë kronologji­ke akuzat e ndërsjella.

KAMZA, E SHTUNË ORA 00:15 - Skandal! Arbitri Hamiti, që disa javë më parë na masakroi në Korçë, vjen sërish të na arbitrojë ndaj Laçit... Hamiti nga Lezha, komshi i shkodranëv­e, duhet të kalojë nga Laçi që të mbërrijë në Tiranë e të na arbitrojë ne. Janë thurur skenarë të zinj ndaj Kamzës. Por Kamza luan në fushë dhe s'merret me matrapazët drejtues nga Shkodra, që kujtojnë se blihemi me para. Respekt për sportdashë­sit e vërtetë shkodranë, por jo për sekserët që e shkatërrua­n ekipin e tyre e tani duan të bëjnë të njëjtën gjë me ekipin tonë. Me në krye Grimën, hajdutin me çizme që ndër vite ka bërë pazare me portën e tij, kanë ofruar lekë për të blerë lojtarët tanë. Por nëse Grima shitet me para dhe ka një çmim, Kamza nuk ka çmim dhe është e pashitshme. Ftojmë tifozët të na përkrahin.

VLLAZNIA, DJE ORA 10: 00 - KF Vllaznia është e detyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara nga FK Kamza, të cilat cenojnë rëndë imazhin e Klubit dhe të futbollit shkodran. Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar. Por reagimet nga FK Kamza prej 6 muajsh nuk kanë qenë aspak të hijshme me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj, duke anatemuar gjithnjë Vllazninë. Kjo nuk është aspak e drejtë sepse Klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshta­rët. Deklarata e fundit e bërë mbrëmjen e djeshme, është shumë e rëndë. Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen. Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza, që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri! Si ka mundësi një gjë e tillë, kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjv­e? Si ka mundësi që Hamiti konsideroh­et "komshi i shkodranëv­e" nga drejtuesit e Kamzës, ndërkohë që ai është shpallur "non grata" prej javësh nga Vllaznia! KF Vllaznia u bën thirrje publike drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve të nisura prej javësh dhe të shohin punën e tyre sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve.

KAMZA, 1 ORË PARA NDESHJES - "Mos u mendo

hiç o Hamit! Mbaje mirë sot, mos u tall me Kamzën dhe kamzalinjt­ë. Ti je një herë me shenjë të zezë në fytyrë, kur rrezove Tiranën nga Superiorja. Mos e përsërit gabimin sërish se nuk ta fal kush kësaj here...

KAMZA, PAS NDESHJES - Kamza 1- 2 Kamikazi Hamiti. Arbitri i porositur për të fërshëllye­r sa herë që balerinat e ekipit kundërshta­r shtriheshi­n në fushë. Kampionat pazaresh e dhuratash. Vazhdojmë në ndeshjen e fundit.

Kamza, dje ora 20:00 - Kur kampionati bie në dorë të Përparimit, Mandit dhe Ardianit. Tallavaja e futbollit shqiptar

nuk ka të ndalur, dhurata dhe tolerime pafund, kamikazë etj. Skenarë të denjë për filma horror, skena që trembin fëmijë, femra apo tifozë e si rrjedhojë sjellin shkallë të mbushura më shumë me policë se me njerëz. Si mund të transmetos­h në televizor një teatër në fushë të blertë? A kanë cipë gazetarë e analistë që dalin në televizor e analizojnë shfaqje teatrale? Çfarë ka diktatura më pak se ajo që po i bëjnë këtij kampionati? Ne do luftojmë deri në fund, të gjithë bashkë, lojtarë, staf, tifozë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania