Panorama Sport (Albania)

Kukësi luan për një gol, Vllaznia përmb s për

inari e Kalaja përmbysin për mbijetesën, Sukaj e bën dramë

- ADMIR URUÇI

Kukësi ka siguruar vendin e dytë, ndërkohë që dy ndeshjet e fundit mund të luante por bomberin e vet që të fitonte "Këpucën e Artë". Sindri Guri ka firmosur në Belgjikë, por 24-vjeçari ka refuzuar të zbresë në fushë përballë skuadrës së qytetit të lindjes, duke snobuar një trofe të rëndësishë­m personal, pikërisht pak ditë pas ftesës që ka marrë edhe nga trajneri Panuçi në Kombëtare. Me shumë mungesa dhe me shumë ndryshime në formacion, Vllaznia dhe Kukësi interpretu­an një ndeshje, ku kryesori Ena Jorgji nuk ka n4jerrë asnjë karton të verdhë. Pas 30 minutash përgjumjej­e Kukësi kalon në avantazh, por Vllaznia përmbys që në fraksionin e parë me gjithë penalltinë e humbur nga Sukaj. Tre gola për 16 minuta mjaftojnë deri në fund, pasi në pjesën e dytë dy trajnerët mendojnë për të rinjtë dhe lojtarët e stolit. Vllaznia merr tri pikë dhe në Shkodër, në fund festojnë për... Laçin. Më shumë brohoritje për kurbinasit, sesa për Vllazninë.

QETËSIA - Vllaznia luan mbijetesën, por futet fare e pafuqishme. Asnjë tentativë apo rrezik në portën e Kukësit dhe nuk përfiton nga miqtë që luajnë pa objektiv dhe me mungesa. Kalaja, Çinari e Tafili bëjnë shumë pak në 30 minutat e para. Portierët janë fare inekzisten­të.

FAKTORI SUKAJ - Në të 31-tën, bomberi merr një pasim nga e djathta, por në qendër nuk koordinohe­t, del huq. Disa sekonda më vonë, një sulm i shkodranëv­e finalizohe­t me gjuajtjen e Sukajt, i cili tokazi e çon sferën në cepin e jashtëm të shtyllës. Në të 36tën, sulmuesi merr përsipër ekzekutimi­n e penalltisë, por gjuan lehtë në të majtë të kuadratit ku edhe kuptohet nga Koliçi që pret.

PARABOLA - Nën drejtimin e Pakultit, Kukësi ka pasur një parabolë në rritje dhe thuajse pozitive, porse dje ndaj Vllaznisë e nisi me gol, por doli pa pikë nga "Loro Boriçi" dhe u shthur pas golit të shënuar. Një dalje e pastudiuar e Sherrit bën që Balde të vihet në zotërim të topit jashtë zonës dhe me një parabolë të shënojë për 0-1.

PËRMBYSJE SHKODRANE - Kur kronometro­het e 41-ta minutë, një krosim nga e majta e vendësve gjen Çinarin në qendër që gjuan. Lehtë, por sfera e dërguar në kuadrat, edhe pse e prekur nga Koliçi,

përfundon në rrjetë, pasi gardiani nuk e devijon dot për ta n4jerrë jashtë. Mirëpo, barazimi nuk mjafton. Në të parën minutë shtesë, Kalaja i vetëm në qendër të zonës së Kukësit, gjuan dhe shënon, 2- 1 dhe përmbys.

PJESA E DYTË

- Një galopim

i Ebipit në të 55-tën, një tentativë në kuadrat me kokë e Sukajt, janë shumë pak për një fraksion loje. Skuadrat janë thuajse të ngopura dhe të kënaqura nga rezultati dhe të dy trajnerët bëjnë zëvendësim­e, duke aktivizuar lojtarët e stolit, pa menduar për

rezultatin. Shkodranët kanë provuar me disa goditje nga këndi, por pa rrezikuar Koliçin. Vllaznia merr tri pikë ndaj Kukësit dhe tashmë pret të fitojë përballë korçarëve, kombinuar me disfatën e Kamzës ndaj Partizanit si shansi i vetëm për të qëndruar në elitë.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë duke festuar golat përballë Kukësit, 2-1
Lojtarët e Vllaznisë duke festuar golat përballë Kukësit, 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania