Panorama Sport (Albania)

Shkodranët ironi me Jorgjin: Bëj një gol për ne!

-

Takimi i djeshëm në "Loro Boriçit" ka pasur disa momente interesant­e, të cilat "Panorama Sport" i sjell që nga nisja deri në përfundim të takimit. Tifozët, të paktë në stadium, por domethënës me brohoritje­t.

* Interesim shumë i pakët në "Loro Boriçi", maksimumi 150 tifozë. * Me shumë ovacione pritet goli i shënuar nga Laçi në minutat e para. Madje, ata pak tifozë në stadium kanë thërritur emrin e kurbinasve.

* Malota, në minutën e 13' është rikthyer i fashuar pas dëmtimit të marrë në kokë pas përplasjes me sulmuesin Balde. Malota kishte pësuar një të çarë të lehtë në kokë dhe ka luajtur i fashuar.

* Tifozët, kërkesë Jorgjit. "O Enea, a ke mundësi të bësh gol vetë". "Enea, të lutem shëno". Pasi lojtarët kuqeblu s'po shënonin. * Pas minutës së 33-të tifozët e Vllaznisë kanë kërkuar që lojtarët e tyre të dalin jashtë nga fusha. * Tifozët e kanë me lojtarët e ekipit të tyre. Ata kanë shpërthyer pas golit të dytë të shënuar nga ana e ekipit të Kamzës. Duke kërkuar që lojtarët ekipit të largohen. Në ato momente që u mësua edhe goli i dytë i Kamzës, edhe tekniku Kraja është ulur në pankinë, madje shumë tifozë kanë përdorur edhe ofendime ndaj lojtarëve shkodranë. Por kjo ka ndodhur për disa çaste, pasi një tjetër lajm i mirë për shkodranët ka mbërritur pasi është mësuar se Laçi ka shënuar golin e dytë, situata është rrokullisu­r si në stol e po ashtu edhe jashtë saj.

* Tifozët kanë brohoritur për Laçin në fund.

I gjithë stafi i akademisë në stolin kuqeblu. Në fund të takimit ka qenë pa përjashtim i gjithë stafi i akademisë në dhomat e zhveshjes së skuadrës dhe në hollin e stadiumit "Loro Boriçi". Tekniku Kraja, në krah për këtë ndeshje ka pasur Kaçin, Xhahysën, Lekiqin, por edhe mbështetje­n morale të Licit me shokë që i janë bashkuar ekipit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania