Panorama Sport (Albania)

Kraja zbulon planin për mbijetesën e Vllaznisë

Skënderbeu nuk ka motiv, të kuqtë do luajnë pastër

-

Trajneri i Vllaznisë, Ervis Kraja, është shfaqur shumë i gëzuar pas fitores së djeshme ndaj Kukësit. Një 3- pikësh shumë i lehtë për shkodranët që të mërkurën shpresojnë sërish që Kamza të mundet nga Partizani dhe Vllaznia të fitojë në Korçë për t'i shpëtuar rënies. Një skenar që e ka bërë vet tekniku shkodran në intervistë­n e tij për "SuperSport".

KRAJA

"Ndihem shumë i gëzuar që e kam nisur mirë me ekipin e parë të Vllaznisë. Kaluam me sukses ndeshjen e radhës, por nuk duhet të gëzohemi, pasi ka edhe një takim për të luajtur. Sot(dje) kemi bërë një hap pozitiv përballë Kukësit. Gjithashtu, na gëzoi shumë edhe fitorja e Laçit në Kamzë dhe na shton besimin se do qëndrojmë në Superiore, edhe pse është e vështirë. Kemi edhe shpresa te Partizani,

që ka deklaruar se do të luajë pastër. Shpresojmë te fitorja e të kuqve me Kamzën dhe ne të gjejmë një ekip të pamotivuar në Korçë, pasi Skënderbeu është i përqendrua­r te finalja e Kupës ndaj Laçit. Shpresojmë që të jetë një javë pozitive për ne", deklaroi Kraja. Ndërsa i pyetur në lidhje me rastet e shumta që humbën lojtarët shkodranë në këtë takim, trajneri i Vllaznisë u shpreh: "Gjendja psikologji­ke e lojtarëve nuk është aspak e mirë. Kemi punuar gjatë të gjithë javës për këtë pjesë. Kjo, për faktin se nuk varej gjithçka nga ne. Lojtarët pyesnin gjatë të gjithë kohës se sa ishte rezultati në Kamzë. Dhe aty gjithçka për fat të mirë përfundoi në favorin tonë". I pyetur nëse Vllaznia hyri në bor 4 h me Kukësin dhe nëse është korrekte

që shpreson që Partizani të luajë pastër ndaj Kamzës, ndërsa shkodranët do të gjejnë një Skënderbe pa motiv, Kraja u përgjigj: "Nuk i kemi asnjë bor 4 h Kukësit, pasi ne bëmë lojën tonë. Përsa i përket Partizanit, në takimin që luajti ndaj nesh në Tiranë, të kuqtë ishin shumë të mobilizuar. Ashtu shpresojmë që të luajnë edhe ndaj Kamzës. Përsa i përket Skënderbeu­t, ata luajnë finalen e Kupës dhe nuk kanë se çfarë të luajnë më në kampionat", përfundoi prononcimi­n e tij për "SuperSport", trajneri i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania