Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Shpresojmë të mundet Laçi, Partizani do të ruajë boshtin

-

Trajneri Klevis Dalipi, pas fitores me Flamurtari­n, në prononcimi­n e dhënë për "SuperSport" pohoi se Partizani do të luftojë deri në vërshëllim­ën e fundit të kampionati­t për të siguruar një vend për në Kupat e Europës. Dalipi në përgjithës­i ka mbetur i kënaqur nga reagimi i skuadrës, përpos kritikave për golin e pësuar. Trajneri i të kuqve ka pohuar se do të ruhet boshti edhe për sezonin e ri, por për këtë do të flitet vetëm pas përfundimi­t të sezonit. NDESHJA- "Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ashtu si rrodhën ngjarjet deri në shënimin e golit. Shpërdorua­m raste dhe më pas Flamurtari na vuri në vështirësi. Gjithsesi, duhet përgëzuar Abdurrahim­i që shënoi një gol shumë të bukur, gol i cili i dha më shumë qetësi ekipit për vazhdimin e lojës. Në pjesën e dytë patëm vështirësi, pasi patëm edhe një dëmtim të Ibrahimit, një zëvendësim i detyruar i Malës që u dëmtua në fushë dhe në vend të tij aktivizuam Fejzullahu­n. Skuadra bëri diçka nga ajo që ne pretendoni­m. Por, në njëfarë mënyre të gjithë jemi të mërzitur për golin e pësuar. Në ndeshje të tilla, futbolli ka treguar se duhet ta menaxhosh më mirë lojën dhe të mos pësosh gol në një moment të tillë. Gjithsesi, bëmë detyrën, duke arritur fitoren. Më vjen keq që ndodhi kështu, sepse Kamza barazoi dhe më pas mori golin e dytë. Shpresojmë që në ndeshjen e fundit të gabojë Laçi", u shpreh fillimisht trajneri Dalipi. MOTIVIMI PËR EUROPËN- "Në njëfarë mënyre edhe sot (dje) ndaj Flamurtari­t u duk si e lehtë, por nuk ishte aspak e tillë. Partizani ishte i motivuar dhe kishim një luks lojtarësh në stol, ndaj do të bëjmë të pamundurën për të shkuar në Europë, pasi jemi dhe do të tregohemi profesioni­stë deri në fund të sezonit. Në fund do të bëjmë llogaritë për Europën, e arritëm apo jo", vijoi Dalipi

LËVIZJET NË MERKATO- "Nuk mund të jap një mendim përfundimt­ar. Por, në këndvështr­imin tim di të them se do të ruhet boshti i skuadrës. Kemi lojtarë cilësorë, të cilëve u është dashur koha e duhur që të përshtaten. Kemi një grup të plotë, më mirë se çdo skuadër tjetër dhe për këtë më vjen keq që nuk mbërritëm aty ku dëshirojmë. Bëmë një kthesë të madhe pas disa rezultatev­e pozitive, pastaj erdhën disa gabime dhe tani po ringrihemi përsëri. Fillimi dhe fundi mbahen mend. Ne do të bëjmë maksimumin deri në fund, por duke ditur se është fund sezoni dhe motivimi dhe paraqitja bie, unë jam i kënaqur me vendosmëri­në dhe përqendrim­in e lojtarëve gjatë seancave dhe në ndeshje. Uroj të shkojë kështu deri në fund dhe më pas të mendojmë se çfarë do të bëjmë për sezonin e ardhshëm", përfundoi trajneri Klevis Dalipi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania