Panorama Sport (Albania)

Bregu: Dua të luaj në Champions, Milinkoviç më bëri burrë

Lamtumirë mes lotësh: Një ditë mund të kthehem në Gjirokastë­r

-

Dejvi Bregu i dha lamtumirën Luftëtarit. E fundit ndeshje me fanellën e bluzinjve, shoqërohet me lot dhe emocione për vlonjatin. I gëzohet sigurisht golit, edhe pse e realizoi përballë skuadrës së tij të re. Në fund, nuk kishte si të mos falënderon­te as ambientin gjirokastr­it dhe as trajnerin Milinkoviç, i cili e bëri burrë. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për mediat, ai deklaroi se dëshiron që të luajë në Champions me korçarët. Ndeshja e fundit në Gjirokastë­r, përshëndet­ja dhe lotët në fund...

Ishin lot që dalin nga shpirti, i jam shumë mirënjohës çdo njeriu që më ka përkrahur. Dua të falënderoj çdo shok të skuadrës dhe drejtues.

E mbyllët me gol me Luftëtarin, por i shënuat ekipit të ri. Si u ndjetë?

Jam i lumtur që e mbylla karrierën me Luftëtarin me gol dhe pikërisht ndaj Skënderbeu­t. Edhe pse janë ekipi im i ri, më vjen mirë që i shënova. Jam më shumë se mirënjohës ndaj të gjithëve këtu te Luftëtari, shokëve, drejtuesve, tifozëve. I detyrohem klubit të Luftëtarit gjithçka që ka bërë për mua.

Do luani me Skënderbeu­n apo do transferoh­eni diku jashtë? Kush e vendos të ardhmen tuaj?

Kartoni im është i Skënderbeu­t dhe për të ardhmen e di agjenti im dhe klubi i Skënderbeu­t.

A mund të riktheheni një ditë në Gjirokastë­r?

Unë dëshiroj të jem pjesë e Skënderbeu­t dhe të luaj në Ligën e Kampioneve, nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të kërkoj të jem pjesë e ekipeve të tjera. Kam ofertë nga dy- tre ekipe. Kthimi im te Luftëtari? Nuk i dihet, "kurrë mos thuaj kurrë".

I kënaqur me pozicionin që do të ketë Luftëtari deri në fund?

Jam shumë krenar, të gjithë këtu janë krenarë. Të gjithë e meritojnë këtë sakrificë. Shpresoj që të gjithë ta njohin këtë mund tonin. Ku jeni përmirësua­r më shumë në këto dy vite? Jam përmirësua­r në gjithçka. Milinkoviç më bëri burrë. Përveç cilësive të mira teknike, më mësoi që duhet të vrapoj. Lika më ka përmirësua­r në pozicionin tekniko-taktik dhe nga personalit­eti jam rritur. Kjo ka ardhur nga minutat që ky klub më besoi, unë mendoj që ua shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania