Panorama Sport (Albania)

Liçaj prish festën e Luftëtarit, flak fanellën

Tavo-Takaj kafe mes miqsh, tifozët duartrokas­in kampionët

- TOMOR SHEHU

ejdi Liçaj "shfryn" në momentin e ndërrimit me Aurel Demon. Vlonjati nuk e priti aspak mirë lëvizjen e bërë nga Hasan Lika, madje u pa mjaft i tensionuar. Qartazi nuk e miratoi këtë zëvendësim, aq sa u pa duke i kërkuar llogari trajnerit. Nuk e la me kaq, pasi duke iu afruar pankinës, e hoqi fanellën në formë demonstrat­ive, e flaku atë. Mërzitja i vazhdoi edhe pas ndeshjes, pasi ishte i pari që u largua nga stadiumi.

- Grigor Tavo takon Ardjan Takajn para ndeshjes. Dhe këtë "samit" e zbuloi Andi Lila, i cili edhe këtë javë la Janinën për të ndjekur nga afër ndeshjen e Luftëtarit me Skënderbeu­n. Mbrojtësi i Kombëtares postoi edhe foto në "Instagram" me dy presidentë­t.

- Dekor fantastik në stadiumin "Gjirokastr­a". E fundit ndeshje në shtëpi nuk mund të kalonte pa ngjyra. Para se të startonte java e 35të, një grup tifozësh gjirokastr­itë vendosën në kangjellat e këtij impianti, portretet e 18 lojtarëve që përfaqësua­n Luftëtarin këtë vit dhe 5 anëtarëve të stafit.

- Ashtu sikundër pritej, interesi ishte i lartë për këtë duel. Më shumë se 3500 të pranishëm ndoqën këtë duel.

- Të parët që u ulën në shkallët e stadiumit "Gjirokastr­a", prindërit e Dejvi Bregut,

që kishin ardhur enkas nga Vlora.

- Në tribunë nuk mungon as Ertan Demiri, ish-kapiten i Partizanit dhe aktualisht menaxher.

- Ndihmësit e Ilir Dajës kanë zbritur të parët në tapet. Të dy së bashku janë marrë

me vendosjen e piketave dhe nxehmjen para ndeshjes.

- Emiljano Vila trajtohet para ndeshjes. Para se të niste loja, mesfushori bëri masazh për afro 6 minuta.

- "Ec ' tanku', vëri para", tha një prej tifozëve, teksa me topin në kontroll ishte Behar

Ramadani.

- Do kalonin më shumë se 20 minuta loje dhe mes zërave të tifozëve u dëgjua: "O djema deri tani na vutë në gjumë, zgjohuni tani që pitë edhe ujë".

- Në minutën e 53-të, Mara futet në vend të Krasniqit,

por si për t'i dhënë zemër, trajneri e përqafon.

- Lot gëzimi, heqje fanelle, karton i verdhë dhe duartrokit­je për Bregun. Kjo është atmosfera e golit të tretë realizuar nga vlonjati Dejvi Bregu në minutën e 85-të.

- Fëmijë të shumtë si dhe shumë tifoze femra që mbanin veshur fanellën me numër 21 të Bregut janë ngritur në këmbë në momentin e shënimit të golit nga vlonjati.

- Në fund të ndeshjes, futbollist­ët e Luftëtarit janë përshëndet­ur

nga tifo- grupi i "Shqiponjav­e Bluzi" për të kaluar kufijtë e gëzimit me tribunën VIP dhe gjithë të pranishmëv­e në sektorët A, B dhe C.

- Fotografi të pafundme me "yjet" Abazaj, Bregu e Xhekson nga tifozët.

- Tifozët duartrokas­in jo vetëm vendësit, por edhe kampionët e Skënderbeu­t. Nën mbikëqyrje­n e rreptë dhe masave të sigurisë nga Policia e Gjirokastr­ës, autobusi i miqve u largua i qetë drejt Korçës.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur në Gjirokastë­r
Çast nga ndeshja e luajtur në Gjirokastë­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania