Panorama Sport (Albania)

“Kemi të rinj të talentuar, mendjen e kam te... kupa”

-

Humbja në Gjirokastë­r nuk është "dramë" për Skënderbeu­n. Titullin e kanë siguruar prej javësh, ndaj rezultati nuk ka pezmatuar as Ilir Dajën. Tashmë korçarët janë të gjithë të përqendrua­r te festa, gjë që e ka pranuar edhe vetë trajneri i bardhekuqv­e. Numri një i pankinës së kampionëve nuk mund të mos thurte "elozhe" për lojtarët, por saktësoi se ky 90-minutësh u shfrytëzua prej tyre më së shumti për të shfaqur vlerat individual­e. "E kam deklaruar edhe më herët, Skënderbeu ka lojtarë të rinj, plot cilësi në përbërje. Askush nuk i ka dhuruar asgjë, gjithsecil­i është me meritë pjesë e këtij klubi. Kanë aftësi individual­e dhe këto cilësi duhet t'i shprehin në funksion të grupit. Megjithatë, kur dihet që ne nuk kemi presionin e rezultatit mendova që të marr një informacio­n më të detajuar për futbollist­ët e mi. E kemi mbyllur kampionati­n dhe tashmë presim vetëm të festojmë të mërkurën", u shpreh fillimisht Daja. I pyetur për finalen e Kupës së Shqipërisë, të cilët do ta diskutojnë me Laçin, ai hapur thotë që e dëshiron. "Unë kam bërë me pjesën kryesore të ekipit në 'Tropikal' stërvitje ekstra. Fokusi ynë është përqendrua­r te Kupa e Shqipërisë, veç vëmendjes që po u japim lojtarëve të rinj. 'Qershia mbi tortë' do të ishte ky trofe për të përmbyllur në mënyrë fantastike këtë edicion. Paralelish­t, është një ambicie personale e imja sepse kam qenë dy herë në gjysmëfina­le dhe në finale vjet me Skënderbeu­n. Këtë trofe duam t'ia sjellim Korçës, sepse e meriton. E meritojmë edhe ne, sepse kemi bërë një sezon shumë të mirë", përfundoi trajneri i bardhekuqv­e. humbje ka pësuar Skënderbeu në 5 javët e fundit. Korçarët janë zyrtarisht kampionë, megjithatë kanë mposhtur vetëm Lushnjën, ndërsa janë thyer nga Kukësi, Laçi, Teuta dhe Luftëtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania