Panorama Sport (Albania)

Teuta, “tenis” për mbijetesën

Skuadra e Begesë e kthen në "seancë stërvitore" kundër lagunarëve

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta e siguroi edhe matematiki­sht mbi jetesën këtë edicion duke mposhtur me goleadë Lushnjën, që është kthyer në një 'mace e zezë' për bregdetarë­t. Ndeshja nuk pati shumë histori me durrsakët, që nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren duke kaluar që në start në avantazh. Lushnja për një moment krijoi përshtypje­n sikur do të rezistonte deri në fund, pasi barazoi brenda pak minutash, por vetëm kaq. Madje, goli i Sefës 'egërsoi' bregdetarë­t që shpërthyen duke shënuar edhe pesë herë të tjera. Për herë të parë këtë sezon te Teuta shënojnë të dy qendërsulm­uesit ( Latif, Peqini) dhe bregdetarë­t e kthejnë ndeshjen në ' seancë stërvitore'. Edhe pse mbështetja e tifozëve pritej të ishte e madhe në këtë takim, duke ditur rëndësinë e ndeshjes, atmosfera ishte e vakët, teksa edhe tifo-grupi "djemtë e detit", nuk ishin prezentë në stadium.

PJESA E PARË - Teuta e nis në sulm duke kaluar në avantazh, që në minutën e parë me anë të Amadu Latif, i cili ktheu në gol asistin e Gjorgjievs­kit. Goli çliron vendësit, por Sefa u ' prish' festën brenda katër minutash duke vendosur baraspeshë­n. Teuta nuk kënaqet me rezultatin dhe hidhet në kërkim të avantazhit. Pas një aksioni të shpejtë Çyrbja kroson në zonë për Beqjan, i cili nuk fal duke mposhtur portierin Betja. Goli u jep qetësi vendësve, që administro­jnë lojën dhe pak para fundit shënojnë edhe golin e tretë me anë të Latifit,i cili bëhet golashënue­si më i mirë i bregdetarë­ve.

PJESA E DYTË - Edhe në këtë fraksion janë durrsakët ata që luajnë më mirë përballë një kundërshta­ri të dorëzuar dhe të rënë moralisht. Tripleta e shënuar në të parën u pasua nga një tjetër, por me të tjerë protagonis­të. Fillimisht janë miqtë ata që provojnë, por tentativat e tyre nuk e shqetësojn­ë Kastratin. Teuta tenton me Hilën dhe Çyrben, por ai që shënon është Jurgen Peqini. Elbasanasi e nisi nga stoli këtë ndeshje, por brenda tri minutash realizoi dy herë, duke regjistrua­r dopietën e parë në Kategorinë Superiore. Të dy golat u nisën nga këmbët e Çyrbes, që zhvilloi një tjetër performanc­ë të shkëlqyer me "djemtë e detit", ndoshta mund të jetë e fundit në sta- diumin "Niko Dovana", pasi interesi nuk mungon ndaj kapitenit. Miqtë ngushtojnë diferencën me anë të Ademit, por festivali i golave mbyllet me mesfushori­n Ardit Hila, i cili ktheu në gol një 11-m të fituar nga po vetë ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania