Panorama Sport (Albania)

Tirana thyen Vllazninë dhe shpallet kampione me U-17

Dopio-Muçi dhe Koxhaj mjaftojnë për titullin e Grupit A

-

Tirana shpallet kampione edhe me 17-vjeçarët. Bardheblut­ë e vegjël kanë fituar titullin e Grupit A në Kategorinë Superiore, duke mposhtur pastër Vllazninë. Një dopietë e Ernest Muçit, i cili prej kohësh është bërë pjesë edhe e skuadrës së madhe, të drejtuar nga Ze Maria, si edhe goli i Koxhajt, u ka mjaftuar kryeqyteta­sve për të marrë trepikëshi­n. Ekipi i Migen Memellit edhe pse e kishte siguruar tashmë fitimin e grupit, vijoi me ecurinë pozitive në këtë kampionat, duke mos kursyer as miqtë e ardhur nga Shkodra. Protagonis­ti kryesor i këtij takimi ishte pikërisht Muçi, i cili dje mbante edhe shiritin e kapitenit. Kuqeblutë rezistuan vetëm 31 minuta, pasi pjesa e mbetur e lojës u zotërua e gjitha prej vendësve. Bardheblut­ë ndërtojnë një aksion të bukur, të cilin Muçi e finalizon me gol pikërisht në këtë minutë. Shkodranët kanë mundësinë më të mirë për të barazuar dy minuta më pas, kur fituan të drejtën e një penalltie. Por, Mali tregohet i pasaktë nga pika e bardhë, pasi portieri Kodra kupton gjithçka dhe arrin ta presë topin dhe ruajë avantazhin. Në fundin e pjesës së parë, Koxhaj dyfishon rezultatin për Tiranën, duke shfrytëzua­r saktë një krosim të bukur dhe e dërgon topin në rrjetë.

Kaq mjafton për këtë fraksion, ndërkohë e dyta nis vrullshëm për vendësit, të cilët shohin jo vetëm në sulm, por ruajnë me kujdes edhe prapavijën. Duhet të vinte e 60-ta minutë për të gjetur një tjetër gol, atë që do i jepte qetësinë. Mendon sërish Muçi që të "vulosë"

shifrat, duke i dhënë kësisoj një fitore të merituar bardhebluv­e. Ekipi i Migen Memellit festoi dje në "Skënder Halili" kupën e Grupit A, megjithatë tani do të bëhet gati për të luajtur edhe fazën e "play-off"it, ku do të synojë titullin kampion të Shqipërisë. Artin Lleshaj

 ??  ?? Tirana U-17 shapllet kampione e Grupi A
Tirana U-17 shapllet kampione e Grupi A

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania