Panorama Sport (Albania)

Rikonstruk­sioni i stadiumit drejt fundit, Çota: Gati në qershor

Sopoti/ Administra­tori: Kursyem parà, me tender kushtonte dyfish

-

Në Librazhd punimet e stadiumit të qytetit janë në fazën e fundit. Rikonstruk­sioni ka mbetur te nivelimi i çakullit dhe më pas do të kalohet te shtrimi i tapetit. Po ashtu janë porositur edhe stolat, të cilët do të jenë rreth 1000, po aq sa mendohet të jetë edhe kapaciteti i këtij impianti. Gjithsesi, veç ndenjëseve do të ndryshojnë edhe pankinat apo portat, që do të jenë të reja. Në një deklaratë për "Panorama Sport", administra­tori Andrri Çota është shprehur se stadiumit po i jepet dora e fundit. "Puna më e madhe është bërë dhe duke qenë se koha pret, avashavash po i japim dorën e fundit. Do shtrihet çakulli, do nivelohet dhe më pas do shtrojmë tapetin. Të gjitha këto nuk besoj se do vonohen më shumë se deri në muajin qershor. Mendoj se kemi bërë një punë cilësore, që do i rezistojë kohës për vite me radhë. Krenarë jemi edhe për faktin që arritëm të kursejmë goxha parà nga buxheti i bashkisë, duke realizuar ndërtimin e kësaj vepre, jo me tender të mirëfilltë, i cili do të na kushtonte dyfishin e vlerës që kemi shpenzuar deri tani. Në inaugurimi­n e stadiumit mendojmë të bëjmë edhe një festë të vogël me sportdashë­sit dhe futbollist­ët tanë. Ndërkohë që s'po lëmë jashtë vëmendjes sonë edhe aneksin e stadiumit, ku aktualisht po stërviten dhe po zhvillojnë ndeshjet grupmoshat e ekipeve zinxhirë. Ky është dhe plani ynë që duke mos dashur ta keqpërdori­m fushën e re, të mirëmbajmë aneksin për stërvitje dhe për aktivitete­t e grupmoshav­e", përfundoi administra­tori. Ecuria e Sopotit fazën e dytë ishte për t'u vlerësuar, duke bërë një mbyllje më shumë se pozitive me 4 fitore dhe 1 barazim, çka sollën edhe ngjitjen me disa vende në klasifikim. Për sezonin e ardhshëm ende nuk është vendosur për objektivat që ekipi do të ketë. Lear Hyka

 ??  ?? Pamje nga stadiumi i Sopotit
Pamje nga stadiumi i Sopotit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania