Panorama Sport (Albania)

Vllaznia me 5 yje, shpallet kampione e Shqipërisë

Megi Doçi fiton "Këpucën e Artë" me 70 gola

- ABDULLA DUSHKU

Vllaznia në futbollin e femrave është ab solute. Ajo ka fituar edhe titullin e 5-të radhazi, ndërsa ceremonia e dorëzimit të trofeut ka nisur fill pas ndeshjes së fundit në kampionat kundër Pogradecit, të cilën skuadra shkodrane e fitoi 5-0. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, kupa iu dorëzua kapitenes shkodrane, Esmeralda Franja nga ish-futbollist­i shkodran, Hysen Zmijani. Protagonis­tët e këtij suksesi janë shprehur të lumtur për suksesin e tyre që në këtë kampionat kanë qenë të pathyeshme, duke e mbyllur sezonin me pikë të plota.

MEGI DOÇI - Me dy golat e shënuar në ndeshjen e fundit kundër Pogradecit, sulmuesja kuqeblu, Megi Doçi ka fituar edhe trofeun e "Këpucës së Artë" si golashënue­sja më e mirë e kampionati­t, me 70 gola. Ajo ka lënë pas rivalen nga Gjakova, Cyme Lulaj, që luan për Kinostudio­n, e cila nuk mundi të kalonte më shumë se 62 gola, pasi dje skuadra e saj ishte pushim. Megi Doçi njëkohësis­ht është edhe golashënue­sja më e mirë në gjithë historinë e futbollit shqiptar të femrave, teksa ka shënuar një numër mbi rreth 350 golash në total në 5 sezone që luan futboll.

NDESHJET E TJERA - Jubani e mbylli me fitore dhe me festë, teksa ka fituar 1-0 me Apoloninë, por që nuk iu shmang tensionit. Tirana, fitore fantastike në Durrës 5-0 dhe kap vendin e dytë. Skuadra e tretë shkodrane ka marrë fitore 4-0 në Kamzë me Dajtin ku u dallua Emiljana Llasari, një futbollist­e që premton për një të ardhme të shkëlqyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania