Panorama Sport (Albania)

Perfeksion e dirigjent orkestre, bota e futbollit nderon Iniestën

-

Nuk ekziston një fjalë e vetme për të përshkruar atë që Andres Iniesta përfaqëson në botën e futbollit. Por ka nga ata që kanë guxuar të përshkruaj­në magjistari­n e futbollit përmes një videoje të bërë nga skuadra e Barcelonës. Legjenda të këtij klubi, por edhe të skuadrave të ndryshme në Europë, kanë folur për kapitenin katalanas: Referencë, kualitet, fantazi, praktik, elegancë, dirigjent i orkestrës, imagjinatë, perfeksion, artist, personalit­et, unik, fenomenal, mësues, kualitet, shkëlqim, klas, inteligjen­cë, fitues, fantastik, lider, gjeni, i jashtëzako­nshëm.

Havi Martinez: Më vjen keq që të kam dhënë shumë shkelma në këmbë gjatë stërvitjev­e në kombëtare, por ishte e vetmja mënyrë për të ndalur. Nejmar: Ka qenë një nder dhe një kënaqësi të ndaj momente të bukura me ty.

Kasijas: Dua të falënderoj për faktin që ishe ky që ishe.

Kuman: Çfarë të them unë... Është duartrokit­ur në të gjitha stadiumet. Lopetegui: Ai është një fitues i lindur. Me të drejtë duhet të marrë gjithë këtë dashuri dhe vlerësim nga futbolli spanjoll.

Van Gal: Është një shembull për të gjithë fëmijët që stërviten në akademinë e Barcelonës në mënyrën që të arrijnë ekipin e parë. Jaja Ture: Për mua është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Françesko Toti: Jemi duke folur për një nga ikonat e futbollit. Hektor Bejerin: Të bësh gjëra të thjeshta në fushë, është më e vështira. Por Iniesta ia dilte në perfeksion.

Del Boske: Ke admirimin dhe respektin tim të përhershëm. David Vija: Është një mik i mirë dhe një shok që kërkon të ndihmojë të gjithë të tjerët në skuadër.

Frank Riberi: Një shembull për të gjithë lojtarët.

Samuel Eto: Një Top i Artë për ty, dy apo tre janë shumë pak... Unë do të jepja mijëra.

Fabio Kapelo: Sa herë ai del nga fusha, duhet të çohesh në këmbë dhe ta duartrokas­ësh.

Pep Guardiola: Gjithçka që bën në fushë është perfeksion. Ksavi Hernandez: Është një person fantastik, një person me vlera njerëzore të jashtëzako­nshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania