Panorama Sport (Albania)

Zidanin e “tradhton” i biri, Reali merr sinjale negative

-

Dy Zidanë nuk mjaftojnë për t'i dhënë fitoren Realit: njëri në pankinë si trajner dhe tjetri në fushë si portier. Për herë të parë, djali i Zizusë debuton me ekipin e madh në ndeshjen e fundit të kampionati­t për Realin dhe nuk bën mrekullira. Ndeshja në transfertë kundër Vijarealit përfundon 2-2, edhe pse "galaktikët" në fillim po e fitonin sfidën 0- 2 me golat e Bejlit dhe Ronaldos.

Alarm në mbrojtje - Nëse reparti i sulmit dha sinjale pozitive, ishte mbrojtja që çaloi dhe nuk bindi plotësisht trajnerin dhe opinionin sportiv. Kjo ndeshje luhej 7 ditë përpara finales së Ligës së Kampioneve dhe Zidan i kishte besuar formacioni­t titullar (me përjashtim të portës, ku aktivizoi të birin). Kristiano Ronaldo dhe Garet Bejl shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë për Realin, por në pushimin e ndeshjes duket se madrilenët e ulën "marshin" dhe filluan të men-

donin për finalen. Kjo bëri që Vijareali të përfitonte dhe ta barazonte ndeshjen në 20 minutat e fundit. Martinez shënon një gol të bukur, ndërsa Kastijeho në fund përfiton nga një gabim i Marselos. Mbrojtësi u përpoq të linte në pozicion jashtë loje kundërsh-

tarin, por gabon dhe ai del i vetëm përballë Lukas. E driblon lehtësisht dhe shënon golin e barazimit. Por, Luka Zidane bëri një dalje disi të çuditshme dhe të pakuptimtë. Ky kampionat ishte për t'u harruar për Realin, që e mbylli në vendin e tretë me 76 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania