Panorama Sport (Albania)

Luftëtari prek Europën dhe i bën qokën Souesë

Skënderbeu vazhdon me humbjet, luan vetëm për sulmuesin

- TOMOR SHEHU

Luftëtari është vetëm një hap larg arritjes historike, pjesëmarrj­es për herë të parë në Kupat e Europës. Bluzinjtë e kthejnë në festë ndeshjen ndaj Skënderbeu­t ku fitojnë lehtësisht 3-1. Një superbaner i tifozëve ku shfaqen portretet e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik dhe mijëra sportdashë­s që kishin mbushur shkallët e stadiumit, në fund mbetën të lumtur për fitoren. Tashmë, Luftëtarit i mjafton vetëm një pikë në Lushnjë për të siguruar pjesëmarrj­en në Europë. Nga ana tjetër, Skënderbeu vazhdon të humbasë dhe dje provoi disfatën e 4-t në pesë takimet e fundit. Skuadra korçare duket se në këto javë të fundit është e interesuar që të shënojë vetëm sulmuesi Soue, i cili lufton për të fituar "Këpucën e Artë". Dhe, gambezi ia doli të realizonte golin e vetëm të korçarëve në takimin e djeshëm. NDESHJA

Loja nis e qetë, ndërsa trajneri Daja kishte vendosur të linte pushim një pjesë të mirë të titullarëv­e, ashtu siç ka bërë në takimet e fundit. Nga ana tjetër, trajneri i gjirokastr­itëve, Hasan Lika, kishte hedhur në fushë ekipin më të mirë, në takimin e fundit që Luftëtari luante në stadiumin e vet për këtë sezon. Në minutën e 16të, Gripshi gjen të lirë Souenë brenda zonës, teksa sulmuesi gjuan me të djathtën, por është Beqiri që largon rrezikun në momentin që topi po shkonte drejt portës. Pas disa minutash, aksion fantastik i gjirokastr­itëve me Donald Rrapon, që nxjerr të lirë Bregun në krahun e majtë, e më pas ky i fundit shërben afër zonës për Shkurtajn, që nuk mendohet dy herë dhe gjuan tokazi me të djathtën, por është i pafat, pasi topi përplaset në shtyllë. Në minutën e 31-të, Aleksi mban nga fanella sulmuesin Soue, që rrëzohet mbi vijën e zonës, por për arbitrin Meta kemi të bëjmë me penallti. Nga pika e bardhë është vetë kryegolash­ënuesi që godet saktë me të djathtën dhe kalon në avantazh Skënderbeu­n. Pesë minuta më vonë, Abazaj kroson në zonë nga goditja e dënimit dhe aty është Liçaj që devijon saktë dhe 1-1. Pjesa e parë mbyllet me një rast të pastër të miqve. Gripshi shërben për Sahitin në krahun e djathtë që gjuan tokazi, por me Athanasopu­los të mundur, është mbrojtësi Rrapa që largon topin në vijën fatale. Pjesa e dytë nis me Luftëtarin që kërkon me ngulm golin, ndërsa

trajneri Daja bën zëvendësim­e duke hedhur në fushë lojtarë të rinj. Fillimisht janë vendësit që rrezikojnë. Pas kombinimit të bukur XheksonShk­urtaj, ky i fundit godet fort, i riu Dajsinani pret në pozicion. Miqtë nuk janë më aq agresivë sa në pjesën e parë

dhe mundohen vetëm që të menaxhojnë lojën. Në minutën e 71-të vjen edhe avantazhi i gjirokastr­itëve. Është Bregu që rrëzohet në zonë pas një kontakti me Ditën dhe për arbitrin kryesor Meta ka penallti. Ramadani godet qetësisht dhe 21 për Luftëtarin. Bluzinjtë janë më të qetë, ndërsa në shkallët e stadiumit ka nisur festa. Korçarët mundohen të reagojnë, por nuk kanë rrezikshmë­ri. Në minutën e 81-të është Sambou që godet fort me të djathtën, largon mbrojtja e Luftëtarit. Katër minuta më vonë, ka një aksion model i Luftëtarit i nisur nga këmbët e Aurelios, i cili gjen Shkurtajn që shërben për Bregun dhe ky fundit shënon, 3-1. Minutat e mbetura nuk kanë shumë histori dhe Luftëtari e ruan fitoren deri në fund. Një 3pikësh që e dërgon praktikish­t skuadrën gjirokastr­ite në Europë. Pas dy vitesh spektakola­re në Superiore, bluzinjtë janë vetëm 90 minuta larg Europës dhe presin që ta zyrtarizoj­në të mërkurën. Ndërsa Skënderbeu do të luajë në mesjavë sfidën e fundit të kampionati­t ndaj Vllaznisë, ndërsa të dielën do të përballet me Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania