Panorama Sport (Albania)

Veleçiku në të Parën, Shkumbini rreh arbitrin

Isaji dhunon kryesorin, Klajdi Kola e kallëzon në Polici

- ARTIN LLESHAJ

Veleçiku ka bërë surprizën dje në "Selman Stërmasi" përballë Shkumbinit, në ndeshjen "play-off", duke fituar dhe u ngjitur një kategori më lart. Edhe pse peqinasit ishin të favorizuar, koplikasit besuan deri në fund dhe realizuan ëndrrën e tyre me një gol të shënuar 10 minuta nga fundi...

Veleçiku ka bërë sur prizën dje në "Sel man Stërmasi" përballë Shkumbinit, në ndeshjen "play-off", duke fituar dhe u ngjitur një kategori më lart. Edhe pse peqinasit ishin të favorizuar, koplikasit besuan deri në fund dhe realizuan ëndrrën e tyre me një gol të shënuar 10 minuta nga fundi. Por, fundi i takimit nuk ka qenë shumë i qetë. Fillimisht në minutat shtesë ka pasur tension dhe përplasje në tribunën ku ishin të vendosur tifozët peqinas, ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga uniformat blu jashtë stadiumit. Pas tyre tensioni ka zbritur në fushë. Albano Isaji, futbollist­i i Shkumbinit, nuk e ka pritur aspak mirë rënien e skuadrës së tij në Kategorinë e Dytë dhe në momentin që kryesori Kola ka vërshëllye­r fundin e takimit, i gjendur pranë tij e qëllon me grusht në fytyrë. Një gjest i pahijshëm, i lojtarit që është edhe djali i shefit të klubit të Shkumbinit, Astrit Isajit. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë rojet private, ndërsa kryesori i ka treguar futbollist­it kartonin e kuq. Ndërkaq, gjyqtari Kola ka bërë kallëzim në Polici për agresorin Isaji.

Ndeshja - Me një numër të madh tifozësh nga të dyja skuadrat në shkallët e stadiumit, ndeshja ka qenë e bukur dhe ka krijuar emocione. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat kujdesen më shumë për fazën mbrojtëse dhe për rrjedhojë rastet për shënim janë të pakta, por gjithsesi futbollist­ët koplikas janë më të rrezikshëm në lojën e tyre dhe i afrohen golit në minutën e 7-të me anë të Ujkajt, që godet fort në hyrje të zonës, por portieri ruan të paprekur katërkëndë­shin e tij. 45- minutëshi i dytë nis më i mirë për Shkumbinin, që duket më i freskët në lojë se kundërshta­ri dhe krijon volum më të madh loje, por pa arritur të krijojë raste të pastra për shënim. Atëherë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt shtesave, në një kundërsulm të shpejtë i sapofuturi në lojë për Veleçikun, Toma, pengohet në zonë nga Musaku dhe gjyqtari akordon 11metërsh mes protestave të shumta të peqinasve. Nga pika e bardhë godet saktë kapiteni Besart Çokaj dhe kalon Veleçikun në avantazh në minutën e 80-të, çka bën që të shpërthejë festa te tifozët që kishin bërë kilometra për të

qenë në krah të tifozëve të tyre. Goli huton disi peqinasit, pasi edhe koha që kanë dispozicio­n është e vogël, megjithatë, katër minuta pasi kanë pësuar ata kanë një shans të artë për të vendosur baraspeshë­n. Një rrëmujë në zonën kundërshta­re i jep mundësi

Musakut të Shkumbinit që të gjuajë, por goditja e tij përfundon mbi traversë. Kaq mjafton, pasi në ato pak minuta të mbetura peqinasit e kanë shumë të vështirë që të bëjnë diçka përballë një kundërshta­ri që po mbrohej me të gjitha forcat.

 ??  ??
 ??  ?? Skuadra e Veleçikut duke festuar ngjitjen në Kategorinë e Parë
Skuadra e Veleçikut duke festuar ngjitjen në Kategorinë e Parë
 ??  ?? Momenti kur lojtari i Shkumbinit, Albano Isaji godet me grushta gjyqtarin Klajdi Kola në fund të takimit të djeshëm
Momenti kur lojtari i Shkumbinit, Albano Isaji godet me grushta gjyqtarin Klajdi Kola në fund të takimit të djeshëm
 ??  ??
 ??  ?? Albano Isaji
Albano Isaji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania