Panorama Sport (Albania)

Kovaç bëhet “armik”, i merr kupën Bajernit

Rebiç ndëshkon bavarezët me një dopietë në Berlin në lamtumirën e 73-vjeçarit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kush e kujton te Fiorentina apo Ve rona? I rritur te Radniçki Spalato, meteori kroat i Serisë A, me fanellën vjollcë kishte shënuar vetëm 3 gola në 2 pjesë kampionati. Ja tek rishfaqet: në ndeshjen më të rëndësishm­e të karrierës së tij, Ante Rebiç i shënon dy gola Bajernit nën prozhektor­ët e "Olimpiasta­dion", duke ia dorëzuar Frankfurti­t Kupën e Gjermanisë pas 30 vjetësh. Duhet të ishte trofeu i fundit i një miti të futbollit gjerman, të madhit Jup Hejnkes, i cili do t'i dorëzojë stolin e bavarezëve, Niko Kovaçit, trajnerit të Frankfurti­t. Por ishte mbrëmja e shqiponjav­e që fluturojnë në qiellin e Berlinit. Në aktin e fundit të edicionit të 75të të Kupës së Gjermanisë, skuadra e Hejnkesit humbet 31 në mënyrë surprizë. Bajerni e nis me dy kërcënime në 10 minutat e para, me Mylerin dhe Levandovsk­in që në 8' godet traversën. Në minutën e 11-të Aintrahti kalon në avantazh: Rebiç i vjedh topin Hamesit në mesfushë, Boateng e fton vertikalis­ht në hapësirë dhe sulmuesi kroat hyn shkëlqyesh­ëm mes Zyles dhe Humelsit, duke mposhtur Ulraishin me një goditje të fortë dhe precize. Bajerni reagon me Mylerin dhe më pas me Kimishin me kokë. Por, shansin më të mirë do ta ketë Leva, i cili godet pa forcë topin. Shkohet kështu në pushim dhe pjesa e dytë vonon për shkak të tymueseve që detyrojnë arbitrin Cvajer të presë largimin e resë për të rinisur ndeshjen. Bajerni e nis me këmbë të mbarë: minuta e 53-të dhe goditja tokazi e Levës pas shërbimit nga Kimish sjell golin e barazimit. Por, skuadra e Kovaçit nuk dorëzohet dhe në 61' Boateng tremb Ulraishin me një goditje nga jashtë zone. Bajerni i përgjigjet në 76' me Levën, por nuk inkuadron portën. Në 80' provon Humels në goditjen e këndit të Kimish: topi godet traversën. Dy minuta më vonë, bavarezët tronditen sërish nga Rebiç: Da Kosta nis kroatin në hapësirë dhe ai kalon në shpejtësi Humelsin dhe Zylen dhe mposht Ulraishin në dalje (proteston Bajerni për prekje të topit me dorë nga Boateng, por pas konsultës me VAR-in arbitri lë në fuqi golin). Hejnkes hedh në fushë edhe Vagnerin, por rasti i vetëm vjen në 95', kur edhe Ulraish lë zonën. Topi mbërrin te Martinez, i bllokuar nga Boateng. Spanjolli kërkon penallti, por Cvajer pasi rishikon imazhet, nuk akordon asnjë faull dhe sërish goditje këndi. Mbrojtja e Aintrahtit çliron Gaçinoviç, që me portën e boshatisur vulos 3-1. Frankfurti prish kështu festën e lamtumirës së Hejnkesit dhe Kovaç do prezantohe­t më 1 korrik në Mynih me kupën në duar. Por, trofeu do qëndrojë në palmaresin e Aintrahtit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania