Panorama Sport (Albania)

"A ka presion më të madh se të luash për babanë e sëmurë me kancer?"

Kapiteni Henderson nuk i trembet Realit në Kiev

-

Të dielën shijoi rrezet e fundit të diellit të Marbejës, duke rrëfyer emocionet e finales së Champions-it që po afron. Problemi i Xhordan Hendersoni­t është se atij nuk i pëlqen të flasë për veten. Nuk është zgjedhur rastësisht kapiten i Liverpulit. Egoizmi është fjala që urren më shumë. Zemra e mesfushori­t të Klopit ka instinktin e vetësakrif­icës. Dhe për të kuptuar të birin, të ndihmon që t'i njohësh babanë. Kur i ati i Hendersoni­t, Brajan, u diagnostik­ua me kancer në fyt 4 vite më parë, ai ia mbajti sekret të birit lajmin për të mos i rrezikuar karrierën. Dhe kur nisi kurimin, i kërkoi një nder Xhordanit: ta vizitonte sa më pak që të mos e shikonte, teksa vuante. Prandaj Henderson është mësuar t'i përballojë vështirësi­të dhe kur "DailyMail" e pyet për presionin e finales së Champions- it, merr këtë përgjigje: "Mua nuk më pëlqen të lexoj gjëra të mira për veten. Mendoj se kritika dhe gjërat negative më bëjnë më të mirë. Fjalët e mira i pres vetëm nga trajneri. Nëse ata thonë se po e bëj mirë punën, atëherë shkëlqyesh­ëm. Kompliment­et nga të tjerët nuk më interesojn­ë. Unë jam kapiteni i kësaj skuadre dhe i pranoj gjithnjë kritikat. Ato janë të shëndetshm­e. Të japin motivimin për t'u treguar njerëzve që e kanë gabim. Duhet ta përdorësh si karburant, si energji. Ajo që babai im ka kaluar më bëri

më shumë se një burrë. Ti mendon se futbolli është gjithçka, por ka gjëra më të rëndësishm­e në jetë. Ishte si një shok, pasi unë nuk kisha vuajtur diçka të tillë më parë. Ai është një burrë shumë krenar dhe nuk donte që ta shikoja të vuante. E vetmja mënyrë që mund ta ndihmoja ishte të luaja mirë sepse e dija që ai

më shikonte. Ky është një lloj tjetër presioni. Unë doja të luaja mirë që babai të shërohej dhe nëse mund ta bëj diçka të tillë, atëherë mund të luaj në çdo rrethanë tjetër". Polici Brajan e fitoi betejën me kancerin dhe në Kiev do të jetë për të mbështetur të birin që të shndërrohe­t në një legjendë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania