Panorama Sport (Albania)

Inter, kush janë 10 njerëzit që bënë ndryshimin

Dhjetë lojtarë për një sezon me prapaskena, secili nga një epitet

- Përgatiti: LEDIO NASE

Tani ka mbaruar ( vërtet) gjithçka: dikush do shkojë të luajë në fushat ruse ( në Botëror), dikush do ngulet në telefon në pritje të lajmeve nga menaxherët, të tjerë thjesht do hyjnë në mentalitet­in "pushime". Sezoni i Interit ka qenë një film me prapaskena të panumërta, ku protagonis­tët janë alternuar dhe me raste eklipsuar. "La Gazzetta dello Sport" ka stiluar dhjetë, në rend rritës për nga merita. Ata që kanë shënuar sezonin zikaltër.

I HDUKURI DALBERT - E ndoqën një verë të tërë, u desh një vjeshtë për ta testuar. Brenda një dimri e një pranvere humbi gjurmët. I paguar 20 milionë euro plus bonuse (pluse përqindje në rast rishitjeje) ka përfunduar në hije, duke lënë dyshime të mëdha mbi të ardhmen.

I AKU UARI SANTON - Nëse gjërat do kishin shkuar ndryshe, Davide do kishte marrë një pjesë të vogël të "trashëgimi­së" së Greshkos si simbol i disfatës. Impaktit të tij negativ në sfidën me Juven i shtohen paraqitje të tjera, shpeshherë jo bindëse. Goli i Vesinos vlen si amnisti.

I HUMBURI KANDRE A - Sezoni i tij kishte nisur me një seri të madhe asistesh, tetë vetëm përpara Krishtlind­jeve. Më pas ka pasur rënie, ka "humbur". ]ëvendësime­t dakord, kanë qenë shpeshherë taktike, por të mos shënosh asnjë gol si sulmues krahu në një skuadër ^hampions mbetet një faj i pamohueshë­m.

KOMPASTI BORHA ALERO - Duhet të transporto­nte cilësinë nga Firence në Milano, por ngeci në një mesfushë që vuajti në gjetjen (mbi të gjitha) të ritmit. Spanjolli është i ngadaltë, po ashtu si pasimet (me dhjetëra në horizontal­e). Ndoshta e pret një e ardhme part-time?

BAROMETRI PERISI - Grafikët e rendimenti­t dhe rezultatev­e të tij tek Interi janë të shumtë: "fluturonte" kur në fillim të sezonit zikaltrit kryesonin Serinë A, më pas "u fik" kur nisi kriza, e më pas u ngrit sërish në sprintin final. Mbetet "Robini" i "Batman" Ikardit.

PËRFOR IMI RAFINJA - Vuajti në sfidën e fundit, duke mos gjetur asnjëherë topin dhe pozicionin. Por, nëse u luajt gjithçka në javën e fundit, është edhe meritë e tij. Fantazisti i kërkuar për muaj të tërë ishte ai. Përshtatja me grupin ishte

e menjëhersh­me, prej lideri.

ELËSI BRO O I - "M'u desh shumë kohë të luaja në atë pozicion". Është pengu i Spaletit, si konfirmim që Interi i sezonit 201€-'18 ka dy "pjesë". Kthesa ishte zbulimi që si Brozo "epik" në fakt është një "regjisor" i besueshëm,

konstant dhe thelbësor përpara mbrojtjes.

BULIMI KANSELO - ^ilësia në këmbët e tij është shumë e lartë, krosimet kanë ngritur në këmbë "San Siro"-n. Mbulon limitet në mbrojtje me një sërë topash të prekur (mirë). Me portugezin organizimi

dhe qarkullimi i topit kalon nga e majta në të djathtë.

"MURI" SHKRINJAR - Shtëpitë, edhe ato me pamje nga Europa, ndërtohen me themele. Interi i Spaletit nisi nga Milan Shkrinjar. Rezultati? 3420 minuta të luajtura në kampionat (internisti i parë

i historisë zikaltër që e bën, edhe ]aneti u ndal në 33€5) dhe vetëm dy kartonë të marrë.

"P KA" IKARDI - Një term i rikthyer në modë për numrin nëntë më "demode" të futbollit italian, e ndoshta të panoramës europiane. Në fushën e blertë

është sulmuesi që jeton, ekziston dhe gjykohet për goditjen finale që dërgon topin në rrjetë. Por, 29 rrjeta dhe kreu i golashënue­sve mbyll çdo diskutim që lind kur Mauro nuk shënon (e kush e bën në çdo ndeshje). Tani, debutimi në ^hampions. Më në fund.

 ??  ??
 ??  ?? Grupi i bashkuar, zikaltrit festojn në dhomat e zhveshjes së 'Olimpico'-s pas fitores 3-2 ndaj Lacios që solli kualifikim­in në Champions
Grupi i bashkuar, zikaltrit festojn në dhomat e zhveshjes së 'Olimpico'-s pas fitores 3-2 ndaj Lacios që solli kualifikim­in në Champions
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania