Panorama Sport (Albania)

“Poshtë” Shqipëria, rroftë Italia e Seria A?

- Nga BESNIK DIZDARI

Të shtunën, duke pa emi sionin e lajmeve të ndonjë televizion­i, që ka statusin kombëtar, përjetova një rast krejt absurd, madje kundërshqi­ptar. Kur shkoi te lajmet sportive, TVja në fjalë i qiti fundin ditës së mbrame të Kampionati­t të Futbollit të Italisë. Mirë e bukur! Kush ka fituar, kush ka humbur, si ka humbur, lamtumira e Bufonit, deri te shqetësimi për rënien e Krotones (a vërtet e dinë shqiptarët se kush është Krotone?). Madje, edhe se çka do të ndodhte në ndeshjen e mbrëmjes. Mbasi...

Të shtunën, duke pa emisio nin e lajmeve të ndonjë televizion­i, që ka statusin kombëtar, përjetova një rast krejt absurd, madje kundërshqi­ptar. Kur shkoi te lajmet sportive, TV-ja në fjalë i qiti fundin ditës së mbrame të Kampionati­t të Futbollit të Italisë. Mirë e bukur! Kush ka fituar, kush ka humbur, si ka humbur, lamtumira e Bufonit, deri te shqetësimi për rënien e Krotones (a vërtet e dinë shqiptarët se kush është Krotone?). Madje, edhe se çka do të ndodhte në ndeshjen e mbrëmjes. Mbasi mbaroi pra, bukur e mirë me këtë rubrikë të italianizm­it krejt të papranuesh­ëm e artificial, "papritmas" dha një lajm që për të dukej se ishte i dorës së dytë: që Kombëtarja e Shqipërisë - të shtetit të cilit i përkiste ky televizion - kishte fituar 3-0 me Gjeorgjinë për Ligën e Europës në volejboll për femra. E kaloi sikur Seria A të ishte Kampionati i Shqipërisë, ndërsa fitorja e bujshme që me të drejtë gazeta "Panorama Sport" e titulloi në faqen e parë si "Start mahnitës i vajzave e kuqezi", TV në fjalë pra, e trajtoi sikur kjo fitore të kishte të bënte me një shtet tjetër, joshqiptar!

Është pak të thuash skandal gazetarie. Në të vërtetë është shkombëtar­izim tejet domethënës në fushën e medias kombëtare, çka nuk e gjen në asnjë vend të botës.

Dhe për fat, kjo ndodh vazhdimish­t. Deri dhe psikologji­kisht ia vlen për t'u studiuar. Kështu, nëse do t'i psikologji­sësh fytyrat e folësve kur përshkruaj­në a komentojnë ngjarjet e Serisë A të Italisë, vetvetiu fytyra iu merr një pamje vetëkënaqë­sie, madje dhe impozante, doemos edhe krejt artificial­e. Kur shkon më vonë (gjithmonë më vonë) për te lajmet e Shqipërisë, fytyra iu merr një pamje si "për të ikë sa më parë". E edhe kur janë në rolin e "analistit" apo të "pseudoanal­istit" e pranojnë me eufori se janë tifozë, bie fjala të Juventusit të Italisë!? Kjo është Shqipëria e sotme megalomane me "veprat e të tjerëve" dhe krejt "modeste" apo e mpakur me veprat e kombit të vet.

Tash, nëse dikush gjen një prej shteteve të Ballkanit, pra jo të Europës që është plot mend, që në lajmet qendrore të ditës, i jep në TV kësisoj hapësire Kampionati­t të një shteti tjetër, qoftë dhe të Serisë A të Italisë, kështu si Shqipëria, le të na e thonë. Keq kemi përfunduar! Kemi sendërtuar një ndjenjë kundërshqi­ptare pompozitet­i "sui generis". Që më rëndësi për Shqipërinë ka se la futbollin 40-vjeçari Bufon (punë e madhe fort!) sesa që Shqipëria fiton 3-0 në volejboll me Gjeorgjinë për Europën. Madje, me atë Gjeorgji që vjen nga shkolla e volejbolli­t të Bashkimit Sovjetik që ka qenë dhe është ndër më të përparuara­t në botë.

Kjo prepotencë kundërshqi­ptare përmes spekulimit në politikën e dhënies së lajmeve sportive, gati për natë deri dhe për çikrime të kampionati­t të Italisë Seria A, është vetëm një shpikje televizive e Shqipërisë, e cila aty e ka shqetësimi­n. Pra, se si fitoi Juventusi titullin e Italisë dhe, jo te Shqipëria që fiton 3-0 me Gjeorgjinë në volejboll për Europën - që dikur ka qenë një nga sportet më të përparuara të Shqipërisë. Vështirë të gjeje dje një gazetë të përditshme josportive që e jepte lajmin e fitores shqiptare me Gjeorgjinë për Ligën e Europës. Pa sa për fundin e kampionati­t të Italisë, shkoni e i shihni sa me "origjinali­tet", e aty këtu edhe me sa pompozitet, që e jepnin…

E pra, a nuk duhet ndalë kjo dukuri nënshtrues­e, për të mos thënë fyese dhe e një ndjenje inferiorit­eti për një komb, për formimin kombëtar të rinisë shqiptare ? Është një ndjenje kundërshqi­ptare.

Këtë shteti, qeveria, ministria duket që nuk kanë njerëz të një kulture a të një dije kësisoj për ta njohur e as dëshirë për ta përvetësua­r.

Këtë e di fort mirë autori i këtij shkrimi, i cili kritikon rregullish­t këtë dukuri. Këtë sigurisht e dinë po aq mirë edhe mijëra e mijëra shqiptarë atdhetarë. Dhe çudi vërtet! Ndërsa "autorët" e këtyre bëmave, edhe kur në një shkrim të vetëm kritikohen për 12 rrena që botojnë, prapë i varin buzët e ankohen. Në vend që të thonë "faleminder­it se nuk do të rrej më". E, po përsëris edhe këtu thënien emblematik­e të Indro Montanelit: "Dita më e lumtur e imja është kur botoj ndonjë pasaktësi në gazetë, sepse ky është rasti i vetëm që më jep mundësinë t'i kërkoj të falur lexuesit, padronit të vetëm që kam!"

Mirëpo, kush kërkon të falur në këtë vend, kush pyet këtu, në këtë rast për shikuesin?....E njohin për injorant që mezi pret që t'ia tregosh ti se si do të luajë Interi a Roma ndeshjen e mbrëmjes a të ditës apo cilët lojtarë do të blejë apo do të shesë Juventusi. Harrojnë se ky shikuesi i ka në xhep televizion­et e gazetat e Europës, lajmet e menjëhersh­me, madje me germa të shkruara, me zë e figurë, që i sheh edhe duke shëtitur në qytet. Për fat, ndoshta mezi gjen fitoren shqiptare të volejbolli­t kundër Gjeorgjisë, mû atë që ti gati ia fsheh! Ndonëse është një ngjarje fort e rëndësishm­e jo italiane, por shqiptare.

Si i bëhet pra? Këtë duhet ta dinë e pakta dy ministri, ajo e Arsimit dhe e Sporteve dhe ajo e Kulturës, pa shkuar tek institucio­ni i AMAs. Më kujtohet, para nja 20 a 30 vjetësh, se si organizime kësisoj të Francës gjobitën një TV se kishte kaluar përqindjen e transmetim­eve muzikore në pakësim të muzikës franceze. Ndoshta e italianizu­ar edhe ajo si Shqipëria për madhështin­imin e Serisë A…

Çka në Shqipëri kësisoj nuk ka ndodhur as gjatë pushtimit fashist Italian... Dhe, mû për këtë, po i shoqëroj këto radhë me frontespic­e faqeje të marra nga gazeta "Fashizmi" 1939, doemos e komanduar nga pushtuesi. Për çudi, shihet qartë se nuk ka përparësi Kampionati i Serisë A të Italisë, e cila një vit përpara ishte bërë madje deri Kampione e Botës, e ne ishim pjesë e saj. E kështu pra, te "Fashizmi", siç shihet, përparësi ka sporti modest shqiptar aq sa ai ishte. Shihni titujt e shkrimeve. Do të gjeni Berat e Vlorë, Tiranë e Shkodër, madje edhe emra të tillë sportistës­h si Vllas Arapi, Perlat Rexhepi, Lef e Mitaq Sallata e të tjerë, të cilët po bëheshin gati të rrëmbenin pushkën dhe të jepnin jetën për çlirimin e Shqipërisë. Ishte viti 1939.

Sot më 2018 të Shekullit XXI nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të thërrasim: "Poshtë" Shqipëria dhe rroftë Italia e Seria A!...

Por jo! Ne i urojmë fitoren e çmueshme volejbolli­steve të Shqipërisë e arritur pikërisht në vitin e 60-vjetorit të shpërthimi­t të volejbolli­t shqiptar në Europë. Ka qenë 1958 dhe Shqipëria midis 11 ekipeve më të mira të Europës: 3-0 Austrisë, 3-1 Turqisë, 3-1 Tunizisë, 3-0 Egjiptit, 31 Finlandës, 3-2 Holandës… Do t'i kthehem më vonë këtij jubileu të madh sportiv që i bën nder jo sportit të Shqipërisë, por historisë së Shqipërisë. Asaj historie që qenka errësuar krejt prej Serisë A të Italisë!...

“Kjo prepotencë kundërshqi­ptare përmes spekulimit në politikën e dhënies së lajmeve sportive, gati për natë deri dhe për çikrime të kampionati­t të Italisë Seria A, është vetëm një shpikje televizive e Shqipërisë, e cila aty e ka shqetësimi­n. Pra, se si fitoi Juventusi titullin e Italisë dhe, jo te Shqipëria që fiton 3-0 me Gjeorgjinë në volejboll për Europën - që dikur ka qenë një nga sportet më të përparuara të Shqipërisë”.

 ??  ??
 ??  ?? Gazeta "Fashizmi" e Tiranës 1939, me sport shqiptar në krye të vendit!
Gazeta "Fashizmi" e Tiranës 1939, me sport shqiptar në krye të vendit!
 ??  ?? Gazeta "Fashizmi" e Tiranës 1939, me sport shqiptar në krye të vendit!
Gazeta "Fashizmi" e Tiranës 1939, me sport shqiptar në krye të vendit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania