Panorama Sport (Albania)

Dalipi shou në “orë të hapur”, ndëshkon 2 lojtarë

Sean a e djeshme u ndjek nga kursantët e "UEFA P&'"(së

- ILIR CARA

Partizani ka vijuar dje me përgatitje­t për ndeshjen e fundit të sezonit, ku gjithçka mbyllet ndaj Kamzës. Seanca e djeshme ka qenë disi e veçantë, pasi i ngjante një ore të hapur që zakonisht praktikohe­t në shkolla. Përgatitje­t e të kuqve shërbyen si një orë praktike për trajnerët kursantë të licencën "UEFA PRO". Në këtë grup kursantësh bënin pjesë emra të spikatur të futbollit, si Ervin Skela, Elvin Beqiri, Eqerem Memushi, Artan Bano, Gerd Haxhiu Fatjon Tafaj, Migen Memelli e shumë të tjerë. Si një seancë speciale, stafi teknik i Partizanit me në krye trajnerin Klevis Dalipi u munduan të zhvillojnë një shfaqje model, me ushtrime dhe bazë materiale të larmishme. Por, ky sezon nuk di të mbyllet për Partizanin, pasi problemet ndjekin njëritjetr­in, ndonëse kanë mbetur edhe 2-3 ditë nga fundi. Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta, dje nuk munguan edhe debatet e brendshme, të cilat tani kanë filluar të mos përbëjnë më lajm te Partizani. Duke qenë një seance e mbikëqyrur, trajneri Dalipi është munduar që gjithçka të shkojë sipas urdhrave të tij, ku lojtarët të ishin gjatë gjithë kohës në ndjekje. Por "xixat" e shoqëruan edhe këtë seancë. Fillimisht, trajneri i ka tërhequr vëmendjen Sulejmanit që të zbatojë udhëzimet e tija, se ndryshe do ta nxirrte nga fusha. Në minutat e fundit të seancës, trajneri largon nga fusha Renaldo Kalarin

dhe Lorenc Trashin. Dy lojtarët, që bënin pjesë në një skuadër, gjatë mini-ndeshjes së kontrollit debatuan mes tyre në lidhje me një pasim topi. Por, kjo sjellje nuk i ka pëlqyer trajnerit Dalipi, i cili edhe pse bëhet fjalë për seancën e parafundit të sezonit, vendosi të tregohet strikt, duke i larguar të lojtarët nga fusha dhe udhëzuar që të

bëjnë "streçing". Lojtarët kanë mbetur të habitur nga ky vendim, pasi ishte thjesht një debat loje dhe u bindën pa polemika. Kalari dhe Trashi vijuan komunikimi­n normal pas vendimit të trajnerit. Gjithsesi, të gjithë po presin orët e fundit për t'i shpëtuar makthit të këtij sezoni të papreceden­të te Partizani.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Partizanit
Çast nga stërvitja e djeshme e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania