Panorama Sport (Albania)

Tomori në shënjestër, o erta për titullarët

Mersini, në dyshim: ua të provoj të luaj në Superiore

- ERIS SYLYKU

Endri Mersini mund të largohet nga To mori gjatë merkatos verore. Futbollist­it 24-vjeçar i ka skaduar kontrata me klubin beratas dhe konsideroh­et si një lojtar me zgjedhje të lirë. Për futbollist­in në fjalë mësohet të kenë ardhur dy oferta mjaft serioze nga kampionati shqiptar, përkatësis­ht një nga Kategoria e Parë dhe një nga ajo Superiore.

MERSINI

Në një prononcim për "Panorama Sport", futbollist­i Mersini u shpreh ende i pavendosur për të ardhmen, teksa nuk e përjashton mundësinë për të qëndruar në Berat. "Kam dy oferta mjaft serioze nga dy klube që aktualisht nuk dua t'ia përmend emrin, pasi jemi ende në bisedime dhe në respekt të negociatav­e duhet t'i mbaj sekret. Është ende shpejt për të vendosur. Kam një ofertë nga Superiorja që po e shikoj me kujdes të veçantë, pasi dëshira ime mbetet gjithnjë aktivizimi në kategorinë elitare. Në rast të kundërt, atëherë nuk e përjashtoj mundësinë për të qëndruar në Berat. Këtu jam ndier mirë dhe jam i lumtur për mënyrën se si më kanë trajtuar", u shpreh fillimisht Mersini. Sakaq, mes të tjerash, futbollist­i gjirokastr­it ka komentuar edhe sezonin e sapo përfunduar, ku sipas tij, mund të kishin bërë edhe diçka më shumë. "Relativish­t kemi bërë

një sezon pozitiv, mirëpo kishte vend për të bërë edhe diçka më mirë se kaq. Gabuam në disa takime të caktuara, ku duhet të ishim treguar më të kujdesshëm dhe më vetëbesues. Objektivat u realizuan me sukses dhe kjo është tepër e rëndësishm­e për

ne. Ky grup është i fortë dhe me disa përforcime mund t'ia dalë për t'u ngjitur në elitë sezonin e ardhshëm", e mbylli Mersini.

SKUADRA

Tomori bëri një paraqitje të mirë gjatë kampionati­t të kaluar, duke rivalizuar deri diku

me skuadrat pretendent­e siç ishin Tirana dhe Bylis. Drejtuesit kanë bërë të ditur se do të ruajnë një pjesë të mirë të lojtarëve që kanë aktualisht dhe në kampionati­n e ardhshëm do të tentojnë të renditen në vendin e parë për t'u ngjitur në Superiore.

 ??  ?? Endri Mersini Mbrojtës, 24 vjeç
Endri Mersini Mbrojtës, 24 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania