Panorama Sport (Albania)

Orë vendimtare, sot skadon afati për Muzakën

Nëse nuk ekzekutohe­t vendimi deri në mbrëmje, çështja do të futet sërish në Disiplinë

-

Tirana duhet t'i japë zgjidhje sot çështjes "Muzaka", në të kundërt do t'i hiqen edhe tri pikë të tjera nga renditja e përgjithsh­me. Deri dje nuk ka pasur zhvillime, e në kësi kushtesh orët e ardhshme bëhen vendimtare për kryeqyteta­sit. Klubi tentoi që të arrinte një akord me ish-mesfushori­n pak ditë më parë, por Gjergji Muzaka refuzoi. Bardheblut­ë ofruan që borxhi prej 107 milionë lekësh të likuidohej me këste, por lojtarit nuk i shkoi për shtat kjo lloj zgjidhje. Ai pret që të shlyhet njëherësh. Në rast se klubi nuk e ekzekuton sërish "ultimatumi­n" e dhënë prej KDS-së, nuk mbetet gjë tjetër që në mbledhjen tjetër të këtij komisioni të jepet afati i radhës. Në fakt i bie të jetë edhe i fundit, pasi neni 63 i rregullore­s së Disiplinës Sportive, qartazi e thotë që nëse pagesa nuk bëhet brenda 10 ditësh, mund të bien edhe nga kategoria. Konkretish­t, në pikën "d" thuhet: "Me skadimin e afatit paralajmër­ues prej 15 ditësh, në rast dështimi në përmbushje­n e detyrimeve financiare ose të përmbushje­s së vendimit jofinancia­r, atëherë klubi përkatës do të dënohet me zbritje të 3 pikëve nga klasifikim­i, duke dhënë një afat përfundimt­ar prej 10 ( dhjetë) ditësh nga organi gjykues i FSHF-së për të paguar detyrimet për vendimet financiare dhe për të përmbushur vendimin jofinancia­r". Sakaq, pika "e" është ajo që vendos alarmin, ndërsa parashikon: "Me skadimin e afatit përfundimt­ar në rast se dështojnë në përmbushje­n e detyrimeve financiare ose të përmbushje­s së vendimit jofinancia­r, atëherë klubi përkatës do të dënohet me zbritje në një kategori më të ulët". Megjithatë, duke parë vullnetin e Tiranës për t'i dhënë njëherë e mirë zgjidhje këtij problemi madhor, vështirë se do ta lërë veten derisa ta komprometo­jë misionin "Superiore".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania