Panorama Sport (Albania)

Çështjet e Elbasanit, nga aksionet te stadiumi

Financat janë problem, sfida është rikthimi i tifozëve

- VLADIMIR MEMA

ezoni 2018- 2019 mund të quhet ndryshe edhe si ai i sfidave për skuadrën e Elbasanit, për atë që pritet të ndodhë me klubin verdheblu përgjatë këtyre muajve dhe gjatë gjithë sezonit. Një qytet është "sy e veshë" se çfarë do të bëhet me klubin e futbollit këtë sezon. "Panorama Sport" u bën një skaner pesë sfidave me të cilat do të përballen verdheblut­ë, që nëse ia del t'i kalojë me sukses, mund të rikthehen aty ku u takon. Nga sfida e aksioneve që po mbajnë peng klubin te ngjitja në Superiore. Nga stadiumi "Elbasan Arena" apo rikthimi i tifozëve deri te financat. AKSIONET

Është çështja më e nxehtë nga e cila varet pjesa më e madhe e fateve të klubit elbasanas. Nëse kalohet me sukses dhe ashtu siç duhet kjo sfidë, atëherë ditë të mira mund të vijnë për klubin. Aktualisht, pronarë të klubit janë anglezët, por janë drejt prishjes së kontratës. Këto muaj janë vendimtarë, ku tre janë opsionet e mundshme: klubi t'u mbesë anglezëve dhe të shpresojmë për investime; të vijojnë bashkëpuni­min Bashkia Elbasan me Arben Lazen, ose aksionet t'i blejë një tjetër kompani apo individ. SUPERIORJA

Këtë sezon bëhen katër vite radhazi që Elbasani nuk është pjesë e Superiores. Në të kaluarën edhe ka rënë në

Kategorinë e Parë, por nuk ka qëndruar ndonjëherë aq gjatë. Është një sfidë më vete ngjitja e skuadrës në elitë, ku i pret një garë e vështirë. Kjo kategori është bërë po aq cilësore sa Superliga dhe me ekipe që kanë luajtur më parë në elitë.

FINANCAT

Janë pjesa më e rëndësishm­e në futbollin e sotëm. Në fakt, paratë janë të rëndësishm­e në çdo fushë, por futboll pa financa të shëndosha është vështirë të

bësh. Elbasani ka pasur shumë probleme këto vitet e fundit, ndaj edhe ka qenë në nivele të ulëta. Një sfidë jo e lehtë për t'u kaluar për verdheblut­ë, por nëse gjejnë paratë, formimi i një ekipi pretendent bëhet sa "hap e mbyll sytë".

STADIUMI

Të kesh apo mos kesh një stadium, kjo është çështja. Elbasani e ka, por nuk luan dot. Kështu ka ndodhur që me ndërtimin e "Elbasan Arenës", ku më shumë kanë luajtur ekipe të tjera sesa Elbasani. Madje, vitin që sapo lamë pas vetëm një takim zhvilloi në këtë impiant. Do të ketë një sfidë më vete klubi elbasanas për të luajtur në këtë stadium, sidomos javët e para të kampionati­t, me skuadrat shqiptare që mund të luajnë në Europë. TIFOZËT

Është problem shqiptar mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit, por në Elbasan duket sikur e kanë abandonuar tërësisht gjatë viteve të fundit. Sfida e klubit për këtë sezon do të jetë rikthimi i tyre në shkallët e stadiumit, por kjo varet me skuadrën që do të formohet. Nëse drejtuesit do t'ia dalin që të bëjnë një skuadër pretendent­e, nuk do kenë nevojë për të bërë thirrje që tifozët të afrohen sepse do të vijnë vetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania