Panorama Sport (Albania)

Shkodra në lot, Vllaznia bie nga kategoria pas 57 vjetësh

Shpresonin te Partizani, por të kuqtë “nxorën” edhe... Vllazninë B

- LLAZI SARO

Festë dhe lot. Për Skënderbeu­n ishte një ditë feste, pasi u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit kampion të tetë në historinë e klubit. Ndërsa te shkodranët ka lot dhe hidhërim. Edhe pse korçarët u treguan shumë bujarë me shkodranët që fituan me rezultatin e thellë 5-1, suksesi i Kamzës ndaj Partizanit në kryeqytet zhvlerësoi gjithçka. Kuqeblutë bien në Kategorinë e Parë pas 57 vitesh. Lojtarët shkodranë kanë dalë nga fusha të përlotur pas ndeshjes kur kanë marrë vesh fitoren e Kamzës ndaj të kuqve. Nga ana tjetër, kreu i FSHF- së, Armand Duka, u rikthye në Korçë pas mungesës në festën e titullit në 2016- ën. Kreu i FSHF- së i dorëzoi trofeun e titullit kampion Skënderbeu­t në një ceremoni festive që u ndoq nga mijëra tifozë.

NDESHJA

Për sa i përket lojës, gjithçka u luajt si në një "teatër", me korçarët që nuk ishin të motivuar, ndërsa shkodranët kërkonin fitore me goleadë për të shpresuar deri në fund te mbijetesa. Loja nis me miqtë në sulm që rrezikojnë me anë të Gocajt, por goditja e tij është e lehtë. Megjithatë, Vllaznia kalon shpejt në avantazh, që në minutën e 18- të. Një pasim i saktë për Kalanë që fiton penallti pas ndërhyrjes së portierit. Nga pika e bardhë godet saktë Sukaj dhe 0- 1. Pas 10 minutash janë sërish shkodranët që shënojnë golin e dytë. Berisha shërben mirë për Kalanë që është i lirë dhe 02. Edhe një rast të pastër që krijuan në pjesën e parë vendësit nuk e shfrytëzua­n. Pjesa e dytë nis më mirë për korçarët që ngushtojnë diferencën me anë të Gripshit. Pas këtij momenti, në fushë duket vetëm Vllaznia. Trajneri Kraja bën disa zëvendësim­e, ndërsa Çinari shënon golin e tretë. Më pas, Malota lihet plotësisht i lirë në zonë pas një goditjeje këndi dhe shënon golin e 4t për Vllazninë. Shkodranëv­e u duhet minimalish­t një fitore me 4 gola diferencë për të shpresuar që Partizani të dalë minimalish­t barazim me Kamzën. Në minutën e 78- të, Çinari shënon edhe golin e 5-të për Vllazninë, ndërsa portieri i Skënderbeu­t nuk intereso-

het shumë që ta ndalë topin, edhe pse ishte një goditje e lehtë. Në fund, korçarët bëhen gati për festë, ndërsa te shkodranët ka lot kur mësojnë se Kamza ka fituar me Partizanin. Vllaznia do të zbresë një kategori më poshtë pas 57 vitesh.

 ?? FOTO: LSA ?? Festa e Skënderbeu­t me trofeun
FOTO: LSA Festa e Skënderbeu­t me trofeun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania