Panorama Sport (Albania)

Përfundoi “Kampionati më i bukur i 27 vjetëve të fundit”

Ish-kapiteni i Kombëtares: Morën atë që merituan

- Nga BESNIK DIZDARI

Të mërkurën përfundoi Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë, duke shpallur Kampione për herë të 7-të brenda 8 vjetëve, skuadrën më të merituar, Skënderbeu­n e Korçës, e cila me këtë vazhdimësi vendosi një rekord të rrallë në historinë e futbollit shqiptar. Rezultatet e Javës së 36-të, e fundit e Kampionati­t, ku u vendos dhe rekordi i golave të shënuar për...

Të mërkurën përfundoi Kampionati Kombëtar i Republikës së Shqipërisë, duke shpallur Kampione për herë të 7- të brenda 8 vjetëve, skuadrën më të merituar, Skënderbeu­n e Korçës, e cila me këtë vazhdimësi vendosi një rekord të rrallë në historinë e futbollit shqiptar.

Rezultatet e Javës së 36-të, e fundit e Kampionati­t, ku u vendos dhe rekordi i golave të shënuar për një javë: plot 20, ishin këto:

KF Laçi - Teuta 4- 2 KS Lushnja -Luftëtari 1- 2 Skënderbeu - Vllaznia 1- 5 KF Kukësi - Flamurtari 2- 2 Partizani - KF Kamza 1- 2

Simbas rregullore­s në fuqi, Kampionati përjashton prej anëtarëve të tij 20 për qind të skuadrave. Në këtë rast, KS Lushnjën dhe Vllazninë e Shkodrës, këtë të fundit mbas 57 vjetëve (1961). Po simbas kësaj rregullore­je, - ndoshta ende në fuqi edhe për pak kohë, - në 10- shen e Kampionati­t të ardhshëm 30 për qind e skuadrave do të jenë nga zona e kryeqyteti­t Tiranë, 20 për qind nga zona e afërt Laç-Krujë dhe vetëm 50 për qind nga sipërfaqja tjetër prej 90 për qind e krejt Shqipërisë. Kjo gjeografi "socialiste" apo "demokratik­e", quaje si të duash, më varfëruese se asnjëherë në historinë 90-vjeçare të Kampionati­t të Shqipërisë, vetvetiu nënkupton, - për të mos thënë rrënimin, - rënien gjeopoliti­ke, sociale, historike, "etnografik­e", ekonomike, shpirtëror­e e qytetare të Kampionati­t tradiciona­l të qyteteve të Shqipërisë. Nëse për stinën 2018-19 do të mbetet në fuqi kjo rregullore, sepse ka shumë gjasa që të mos mbesë në fuqi ( ngaqë përveç FSHF-s, ka edhe shtet, apo jo?), Kampionati i Kategorisë së Dytë (ai që rrejshëm quhet "i Kategorisë së Parë') do të ketë rastin të rivalizojë për kah historia dhe tradita me këtë të vetëm 10 skuadrave. Themi kështu ngaqë pjesë e kësaj së "Dytës" do të mund të jenë Shkodra e Kavaja, Berati e Elbasani, Dinamo e Tiranës, Fieri e Lushnja. E tjerë, e tjerë… Aq më tepër që pronë e këtyre janë dy stadiumet më modernë që ka Shqipëria: ai "Loro Boriçi" i Shkodrës dhe ai "Elbasan Arena" i Elbasanit,.

Nga televizion­e të ndryshme dhe zëra shërbestar­ë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ky kampionat i vetëquajtu­r artificial­isht "Superligë", shpesh me një guxim për t'u admiruar në të pavërtetën, është përcaktuar si "më i bukuri i 27 vjetëve të fundit". Me këtë rast, për t'u fiksuar në histori po u kujtojmë lexuesve tonë se cila është sot Kryesia e Federatës Shqiptare të Futbollit që drejtoi këtë kampionat "të rrallë" të 27 vjetëve të fundit:

Kështu pra, Drejtimi në fuqi i Federatës Shqiptare të Futbollit, simbas alfabetit, është ky:

President: Armand DUKA Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv: Enkel ALIBEAJ Vasil BICI Arben DERVISHAJ Fatbardh JERA Abdyl KURIU Ervin LIBOHOVA, Bardhyl MINXHOZI Lutfi NURI Edmond SPAHIU Me siguri ky drejtim do të skalitet në këtë histori.

Ndërkohë, duke filluar nga numrat e ardhshëm, autori i këtushëm do të nisë ciklin e shkrimeve të tij me temën: "Prej kujt dhe si ra Kampionati Kombëtar i Futbollit të Republikës së Shqipërisë".

Kampionati i Kategorisë së Dytë (ai që rrejshëm quhet "i Kategorisë së Parë') do të ketë rastin të rivalizojë për kah historia dhe tradita me këtë të vetëm 10 skuadrave. Themi kështu ngaqë pjesë e kësaj së "Dytës" do të mund të jenë Shkodra e Kavaja, Berati e Elbasani, Dinamo e Tiranës, Fieri e Lushnja.

 ??  ??
 ??  ?? Andi Ribaj i dëshpëruar pas ndeshjes
Andi Ribaj i dëshpëruar pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania