Panorama Sport (Albania)

Milani kërcënon: UEFA na dënoi, faj i Berluskoni­t

“Çështja u kalon avokatëve, ndëshkohem­i për të kaluarën”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kur mori lajmin për re fuzimin nga UEFA, Marko Fasone ishte në zyrat e Ligës, duke u marr me të tjera çështje, teksa thellë në zemrën e tij shpresonte se të tjera të reja të vinin nga Nioni. Ndëshkimet priteshin, administra­tori e kishte pranuar edhe vetë. Ajo që erdhi si një rrufe në qiell të hapur ishte refuzimi i "projektit" kuqezi nga institucio­ni më i lartë futbollist­ik në Kontinenti­n e Vjetër.

REAGIMI- Një thënie e vjetër thotë: "Pyetjet janë legjitime, ndërsa përgjigjet mirësjellj­e". Në bazë të këtij aforizmi vjen edhe komenti i Milanit nëpërmjet vetë Fasones që deklaroi: "Vendimi i UEFA-s më shtangu, po aq sa edhe më hidhëroi. Mendoja se plani ynë do të miratohej, edhe sepse kështu ka ndodhur gjithmonë që kur ekziston 'Fair Play Financiar'. Precedenti i vetëm i një refuzimi ka të bëjë me një klub rus, që nuk i përket elitës. Herën e parë kërkesa jonë u rrëzua sepse 165 milionë eurot e ofruara si garanci nuk mjaftonin. Tani UEFA thotë se nuk mund të na japë 'bekimin' e saj sepse nuk kemi shlyer ende huanë ndaj Fondit Elliot, ndërkohë që janë vetë këta të fundit që kanë dalë garantë për Milanin edhe në formë të shkruar. Presidenti Jonghong Li deri më tani i ka shlyer me korrektesë të gjitha detyrimet, por edhe ky aspekt nuk u përfill".

VLERËSIME- Fasone ka të drejtë kur thotë se nuk ka ndodhur që një klub të refuzohet

dy herë, madje ka qenë vetë UEFA që i ka ndihmuar klubet, duke i ofruar marrëveshj­e "dobie" reciproke. Kjo është edhe pjesa që bezdis më së shumti administra­torin kuqezi që vijoi sqarimin e tij: "Zhgënjimi im është i madh sepse përgatitëm një dosje ashtu siç na u kërkua.

Që nga ky moment, avokatët tanë do të analizojnë motivet e refuzimi sepse është shumë e nevojshme që Milani të marrë një pozicion të qartë. Refuzimi dëmton rëndë imazhin. Si drejtues ju garantoj se klubin e kemi menaxhuar në mënyrë absolutish­t të shëndetshm­e, duke kryer

të gjitha detyrimet tona".

E ARDHMJA- Te Milani që në ditën e djeshme kanë nisur lëvizjet e para në kuadrin e planifikim­eve. Masat shtrëngues­e që do të zbardhen më 4 qershor, do të lejojnë qartësimin e situatës dhe ndoshta krijimin e një

plani alternativ, në rast se UEFA refuzon marrëveshj­en. Me sanksionet që variojnë nga një gjobë prej 20 milionë eurosh e deri te përjashtim­i nga kompeticio­net, Marko Fasone është i detyruar të ketë një projekt alternativ. "Kemi besim në vendimet e ardhshme të UEFAs,

edhe sepse shkeljet që i faturohen Milanit kanë të bëjnë me trevjeçari­n 2014- 2017, kohë kur klubi kishte tjetër pronar (Berluskoni). E ritheksoj, refuzimi na ka hidhëruar sepse mendoj se meritonim pranimin e dosjes sonë", mbylli deklaratën e tij Fasone.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania