Panorama Sport (Albania)

Kristiano Ronaldo, dietë speciale përpara finales

Kristiano: Futbollin e lë 41 vjeç, Perez s'është miku im

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kristiano Ronaldo është një maniak i detajeve. Kura e tij është një nga sekretet e shumta për të qenë i suksesshëm. Ylli portugez do të mbërrijë në finalen e Kievit një kilogram më pak sesa një vit më parë (afërsisht 84). Filozofia e tij dhe plani që ka ndjekur parashikon humbjen e peshës 1 kilogram për çdo vit për të shmangur yndyrën, në mënyrë që të mos humbasë shpejtësin­ë. Në sajtin "Business Insider" rrëfehet shefi i kuzhinës së kombëtares portugeze (Luis Lavrador), i cili zbulon disa nga sekretet dhe detajet e dietës së Ronaldos. Sipas tij, në dietë nuk mungon kurrë një gotë verë e kuqe. "Ai ha fruta të freskëta, drithëra, merr proteina dhe ha shumë sallatë", tha Lavrador. Por ai shton se në dietën e tij nuk mungojnë shumë lloje peshqish, por edhe mishi. Ai thotë se Ronaldo e pëlqen në zgarë, të shoqëruar me ndonjë sallatë të mirë. Këto lloj ushqimesh e lejojnë atë që të ketë një përgatitje të mirë fizike, të bëjë shpërthime, të ketë goditje dhe të luajë kaq shumë minuta, edhe pse është në moshën 33-vjeçare. Kristiano Ronaldo e ka moshën biologjike 23 vjeç dhe sipas studimeve ai ka një masë dhjamore vetëm 7% në trupin e tij, ndryshe nga të tjerët që kanë 10% ose 11%. Masa e tij muskulore është 50%, ndërkohë që të tjerët kanë 46%. Në strategjin­ë për të arritur sa më mirë në finale janë edhe më pak minuta në krahasim me vitet e tjera.

Nuk tërhiqem- Në një intervistë të dhënë për "El Chiringuit­o de Jugones", kapiteni i kombëtares portugeze thotë se ndihet në formë dhe nuk ka ndërmend pse të vendosë një datë apo një moshë për t'u larguar nga futbolli. "Është ende herët për të tilla gjëra. Thonë që unë jam 23-vjeç biologjiki­sht dhe mendoj se më kanë mbetur shumë vite të tjera për të luajtur futboll. Jam i kënaqur me ecurinë dhe me momentin që po kaloj. Dua të vazhdoj të luaj. Por ka shumë gjëra që nuk varen nga unë, por edhe nga Reali. Por ideja ime fillestare është që ta mbyll futbollin në moshën

41-vjeçare", tha Ronaldo. Më tej, ai foli edhe merkaton e skuadrës spanjolle dhe marrëdhëni­en me presidenti­n Florentino Perez. "Kam shumë vite që jam pjesë e Realit. Këtu flitet gjithmonë se do të ketë merkato dhe mund të kem lexuar mbi 50 emra nëpër gazeta dhe në

fund nuk vjen asnjë. Perez? Ai na trajton mirë dhe na jep dashuri mua dhe të tjerëve. Ne gjithashtu duam që të jemi të sjellshëm me presidenti­n. Por nuk kam përse të jem mik dhe shok i presidenti­t. Më trajton mirë", tha Kristiano Ronaldo. I pyetur nëse po mendon të fitojë

"Topin e Artë", portugezi bën me dije se është shumë herët dhe nuk ka përse të ketë mendjen te një objektiv që nuk i përket së tashmes. "Është shumë herët. Nuk do të flas për gjëra të tilla. Jam i përqendrua­r te finalja e Champions-it", përfundoi sulmuesi i Realit të Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania