Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu­Skënderbeu ngrengre trofeun,trofeun, Takaj:Takaj: Ja pse besojbesoj tete Champions

"Festa nuk pushon, por dua Kupën. Ilir aja do vazhdojë të jetë trajneri ynë"

-

Ardian Takaj nuk e fsheh lumturinë në festën e titullit kampion të Skënderbeu­t, por nuk e fsheh gjithashtu optimizmin që ka për pjesëmarrj­en në eliminator­et e Ligës së Kampioneve. Presidenti i korçarëve tregon se ka shanse reale që KAS-i të pezullojë vendimin e UEFA-s dhe ekipi të luajë këtë sezon në kupat e Europës. "Skënderbeu e mbaroi garën dhe në pjesën e fundit të kampionati­t mendoi për të provuar lojtarët e rinj dhe për t'u dhënë minuta atyre. Por, ata e patën mundësinë dhe disa prej tyre treguan se nuk mund të jenë pjesë e Skënderbeu­t, pasi zhvilluan ndeshje të dobët këtë herë dhe në ndeshjet e kaluara. Ne e dominuam kampionati­n që nga java e parë dhe nuk ka shumë lidhje me dënimin e UEFA-s", tha fillimisht Takaj për TVSH.

Cila ndeshje ju ka shijuar më shumë në këtë sezon?

Ndeshjet në Europë janë shumë të rëndësishm­e dhe eliminimi i Dinamos së Fagrebit ishte një moment shumë i bukur i këtij sezoni. Kishte emocione të mëdha. Ishte një fitore historike për ne, ndaj një klubi të madh europian. Nuk është e lehtë dhe pak për një skuadër si Skënderbeu.

Çfarë do të ndodhë me Ilir Dajën?

Daja është pjesë e Skënderbeu­t

dhe nuk është vënë asnjëherë në diskutim.

Thuhet që ky Skënderbe është më i miri, duke u nisur nga mënyra si e fitoi këtë kampionat. Ju mendoni kështu?

Mund të them që eksperienc­a është më e madhe dhe

grupi është i kompletuar dhe solid. Këtë e ka treguar në kupat e Europës. Eksperienc­a e ka bërë akoma më të madh këtë ekip. Edhe përpara dy vitesh i arritëm grupet, por këtë herë ishte diçka më pozitive. Dominimi ka ardhur prej kësaj.

Por ka pasur edhe lojtarë cilësorë.

Sa shanse reale ka që të pezullohet zbatimi i vendimit të UEFA-s dhe ju të luani në Champions?

Shanset janë shumë të mëdha për pezullimin e vendimit

sepse është në rregullore. Është si gjykatat e tjera që ndërpresin vendimin dhe kjo na bën ne të besojmë që do të luajmë në Europë. Nuk mund të bëhet gjykim i përshpejtu­ar për një dënim të tillë si ai ndaj Skënderbeu­t.

Është hapur një çështje në lidhje me gjobën e UEFA-s. Mund të na e sqaroni më mirë?

Dënimi që ne kemi marrë nuk është veç pezullimi nga aktiviteti dhe veç gjoba. Është një dënim i gjithi. Afati për ta paguar gjobën 1 milion euro përfundon më 26 qershor, por megjithatë janë bashkë si dënime. Vendimi përfundimt­ar

për ne është i KAS-it dhe po presim. Nesër (sot) do të dorëzojmë dosjen.

Të dielën keni një tjetër finale, do ta shkurtoni festën që të jeni gati?

Kampionati është diçka tjetër dhe ne do të vazhdojmë të festojmë deri në mëngjes. Nuk do ta ndërpresim festën dhe nuk do të kemi kufizim. Pastaj nga e nesërmja fillon përgatitja për Laçin. Por, për pjesën më të madhe të grupit përgatitje­t kanë filluar. Kupa është shumë e rëndësishm­e për ne sepse kemi qenë dy herë në finale dhe nuk e kemi fituar asnjëherë. Këtë herë është viti i duhur.

 ?? FOTO: F. Hazizllari ?? Ali Ali Soue larg larg korçarëve, korçarëve, e e do do Trabzonspo­ri Trabzonspo­ri Ekipi dhe stafi i Skënderbeu­t duke festuar titullin e tetë në histori
FOTO: F. Hazizllari Ali Ali Soue larg larg korçarëve, korçarëve, e e do do Trabzonspo­ri Trabzonspo­ri Ekipi dhe stafi i Skënderbeu­t duke festuar titullin e tetë në histori
 ??  ?? Kapiteni Orges Shehi dhe presidenti Takaj duke festuar
Kapiteni Orges Shehi dhe presidenti Takaj duke festuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania