Panorama Sport (Albania)

Mbijeton Kamza, lojtarët në kor: Ia dolëm pa klane

Blutë sigurojnë mbijetesën ndaj një rivali të pamotivuar

- ARMAND HALILI

Partizani nuk "zh gënjen" dhe merr hak deri në fund ndaj Vllaznisë. Jo vetëm që e mposhti në ndeshjen direkte në javën e 34-t të Superiores, por dje nuk bëri asnjë sforco që jo vetëm t'i merrte pikë Kamzës, por edhe t'i shënonte, megjithëse kishte një lloj mpirje të kamzalinjv­e dhe një lloj druajtje gati të pabesueshm­e për të shënuar gola të tjerë në portën e Partizanit, që ishte praktikish­t i pamotivuar. Por, pavarësish­t kësaj humbjeje, Partizani pothuajse ka siguruar një vend në Europën. Skënderbeu në këto momente që flasim, nuk luan dot në Champions dhe ka një spostim të skuadrave që marrin pjesë në Europë. Duhet një mrekulli në KAS që korçarët të përmbysin dënimin prej 10 vitesh marrë nga UEFA dhe Partizani të mbetet jashtë. Gjithsesi, me verdiktet e djeshme, kamzalinjt­ë janë ata që do të jenë sezonin e ardhshëm në Superiore dhe Vllaznia do të detyrohet të luajë në Kategorinë e Parë. NDESHJA

Partizani e mbylli sezonin ashtu si edhe e nisi, me humbje. Të kuqtë i kanë bërë një nder Kamzës në takimin e djeshëm, ku ishin dukshëm të pamotivuar. Trajneri Dalipi kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol emra të tillë si Kotobelli apo Progni, ndërkohë që gjatë lojës i ka dhënë hapësira edhe Ramadanit e Bajramajt, gjë e pazakontë, kjo në një ndeshje normale. Të kuqtë e kanë pasur të vështirë të motivohesh­in edhe pse lutjet e shkodranëv­e gjatë gjithë javës kanë qenë të mëdha, që të luanin për të marrë të paktën një pikë në këtë ndeshje. Në pjesën e parë rastet për shënim janë me pikatore dhe kamzalinjt­ë duket sikur hezitojnë që të shënojnë. Plaku del përballë portierit Xhika në minutën e 9-të, por gjuan mbi kuadrat. Partizani nuk nxitohet, fundja nuk ka asgjë për të humbur apo fituar dhe lë hapësira si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje, të cilat nuk shfrytëzoh­en siç duhet nga Kamza. Për statistikë gjuajtja e parë e të kuqve

në drejtim të portës së Kamzës, ishte në minutën e 36të me anë të Belicës, por që ka përfunduar jashtë. Asgjë tjetër për të shënuar në këtë pjesë të parë, ndërsa me fillimin e së dytës vjen edhe goli i mbijetesës për miqtë. Raçiç del i vetëm përballë portierit Xhika dhe nuk shënon vetë, por pason për Rezin që me portën e boshatisur e ka të

lehtë për të shënuar dhe festuar. Minutat e mbetura të takimit do të jenë të mërzitshme edhe pse rastet më të mira për të shënuar i kanë të besuarit e trajnerit Ahmataj, që shpërdoroj­në. Ndërsa Partizani qarkullon topin, pa krijuar raste të rrezikshme në portën kundërshta­re që mund të sillnin edhe golin e barazimit.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania