Panorama Sport (Albania)

Kryevepër e Luftëtarit, zyrtarisht në Europë

Gjirokastr­itët forcë e tretë, Lushnja përshëndet­et me elitën

- ALBAN ALUSHI

I mjaftonte një pikë për të qenë zyrtarisht në Ligën e Europës dhe për ta mbyllur në vendin e tretë kampionati­n, por Luftëtari nuk është kursyer aspak dje ndaj Lushnjës, duke fituar që në pjesën e parë dhe festuar kualifikim­in historik. Më mirë se kaq, bluzinjtë kanë bërë vetëm në sezonin 1977

1978, kur nën drejtimin e Hito...

Imjaftonte një pikë për të qenë zyrtarisht në Ligën e Europës dhe për ta mbyllur në vendin e tretë kampionati­n, por Luftëtari nuk është kursyer aspak dje ndaj Lushnjës, duke fituar që në pjesën e parë dhe festuar kualifikim­in historik. Më mirë se kaq, bluzinjtë kanë bërë vetëm në sezonin 1977- 1978, kur nën drejtimin e Hito Hitajt e mbyllën kampionati­n si nënkampion­ë. Në atë periudhë, Luftëtari mori pjesë në Kupën Ballkanike, jo në UEFA. Kësisoj, ky kualifikim mund të quhet historik sepse, për herë të parë, bluzinjtë e drejtuar nga trajneri tiranas, Hasan Lika, kanë fituar të drejtën e pjesëmarrj­es në kompeticio­nin e UEFA-s, Ligën e Europës. Luftëtari e nis nga turi i parë dhe ndeshjen debutuese do ta luajë më 12 korrik. Një sezon fantastik për gjirokastr­itët, që tashmë janë bërë model suksesi falë besimit që drejtuesit e klubit patën te një grup i talentuar lojtarësh. Projekti i presidenti­t, Grigor Tavo, nisi që tre vite më parë, kur skuadra u rikthye në Kategorinë Superiore. Ndeshja e djeshme në Lushnjë ishte kurorëzimi i një kampionati të nisur jo mirë, por të mbyllur me festë legjitime. Lojë e bukur, talente dhe rezultate, tashmë ky Luftëtar ëndërron të bëj mirë edhe në Ligën e Europës.

NDESHJA - Në stadiumin "Roza Haxhiu" më të interesuar për rezultatin ishin bluzinjtë, ndërsa Lushnja luante ndeshjen e fundit në Kategorinë Superiore, pasi rikthehet në të Parën vetëm pas një sezoni. Vetëm 11 pikë në 36 ndeshje (2 fitore, 5 barazime dhe 29 humbje) janë një rekord negativ për historinë e Lushnjës në elitë, ndërsa nga ana tjetër, gjirokastr­itët arritën një rekord pozitiv me 59 pikë (165 fitore, 11 barazime dhe 9 humbje) dhe vend i tretë. Skuadrat vinin me shumë mungesa në përbërje, teksa në pah te gjirokastr­itët binte në sy mospranimi i Dejvi Bregut, Eduard Rrocës dhe Ivan Jakovljevi­çit për shkaqe kartonësh dhe dëmtimesh. Megjithatë, Luftëtari ishte i mirëvendos­ur në fushë dhe me Abazajn, Lamçen e Shkurtajn, nuk e pati shumë të vështirë për t'u imponuar në lojë. Gjirokastr­itët dominuan totalisht, edhe pse golin e parë e gjetën pas 32 minutash lojë. Pas insistimit në zonë, ishte Alushi që shkaktoi autogol. Lushnja qëndroi vetëm në pozita pritjeje dhe asnjëherë nuk e mori iniciativë­n në pjesën e parë. Luftëtari u çlirua pas golit dhe menjëherë dyfishoi shifrat, ku Shkurtaj zgjidhi më së miri një mosmarrëve­shje të mbrojtësit Koreshi dhe portierit Spaho. Pjesa e parë u mbyll 0-2, ndërsa 45-minutat e dyta nisën me një marsh tjetër për vendësit. Aktivizimi i Erlind Koreshit i dha më shumë frymëmarrj­e lojës së Lushnjës, por gjithsesi rastet ishin me pikatore. Kapiteni Sefa mund të kishte shkurtuar më shpejt diferencën e golave, por gjithsesi e gjeti rrjetën vetëm në fund pas goditjes nga pika e bardhë. Gjithçka u mbyll 1-2, me gjirokastr­itët që festuan në fund me tifozët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania