Panorama Sport (Albania)

Duka: Keqardhje për Vllazninë, ky kampionat shiti dy "yje"

-

Armand Duka u rikthye në Korçë pas një viti mungesë për t'i dorëzuar trofeun e titullit kampion skuadrës së Skënderbeu­t. Kreu i FSHF-së nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e titullit kur Skënderbeu u pezullua me 1 vit për mospjesëma­rrje në Kupat e Europës nga UEFA. Dje, Duka vendosi të ishte vetë i pranishëm për t'i dorëzuar trofeun skuadrës korçare. Në një intervistë për "SuperSport" pas ceremonisë së djeshme, Duka foli për Skënderbeu­n dhe për rënien e Vllaznisë.

Një tjetër trofe shkon për Skënderbeu­n. Një kampionat që ndoshta e ka merituar, pasi ka dhënë më shumë se të tjerët. Si e komentoni?

Përderisa u rendit i pari dhe gjatë të gjithë kampionati­t ka pasur shumë kontribute, e ka merituar. Ky nuk është vendim i imi, por i vetë skuadrës për atë që ka dhënë në fushë. Edhe ata që e kanë ndjekur këtë kampionat nga fillimi në fund, besoj se janë koshientë që Skënderbeu ishte ekipi më i mirë i 35 javëve kampionat, përveç kësaj të fundit që ishte shumë e keqe për të. Megjithëse ishte një javë që morën trofeun, por me një rezultat shumë negativ.

Ky nuk është një fundkampio­nati si të gjithë të tjerët. Vllaznia ka rënë në

Kategorinë e Parë, si e vlerësoni?

Është një fundkampio­nati ku skuadrat janë renditur sipas asaj që kanë merituar për atë që kanë dhënë gjatë 36 javëve të këtij kampionati. Jo çdo gjë mund të korrigjohe­t, as me një javë dhe as me dy javë, të parën apo të fundit. Por, kërkohet një kontribut, kualitet, organizim dhe gjithçka në 36 javë. Besoj se gjithkush ka marrë atë që ka merituar. Gjithsesi, ky është sport dhe ka edhe fatin brenda, me ndonjë deviacion të vogël. Shumë keqardhje për Vllazninë që zbret një kategori më poshtë, ashtu si edhe vitin e kaluar ishte keqardhje për Tiranën. Në fund të fundit, kjo është lojë, vendos fusha dhe rezultati. Me gjithë keqardhjen për këtë që ndodhi, le ta shohim ne dhe Vllaznia si një ndryshim për të ardhmen për t'u rikthyer më fuqishëm në Superiore.

Pjesa më pozitive dhe ajo më negative që mund të ishte shmangur në këtë kampionat?

Nuk është momenti besoj për t'i bërë një analizë kampionati­t. Ka shumë gjëra që më kanë pëlqyer, ashtu siç ka edhe disa që nuk më kanë pëlqyer. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë është se ky kampionat ka prodhuar dy lojtarë që u shitën në tregun e rëndësishë­m europian, siç janë Kristal Abazaj dhe Sidrit Guri. Është një kampionat që prodhon futbollist­ë për nivele të larta dhe kjo tregon se ka një garë, një organizim dhe një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania