Panorama Sport (Albania)

Daja: Bëra histori me Skënderbeu­n, por dua ta mbyll sezonin me Kupën

Trajneri: Keqardhje për Vllazninë, Shehi është lojtar model

-

Festa për titullin kampion është më e madhe sesa keqardhja për rënien e Vllaznisë. Në fund të fundit, diçka e tillë konsideroh­et legjitime. Ilir Daja shpreh emocionet e këtij sezoni dhe thotë se do të tentojnë ta mbyllin me Kupë. "Çdo shqiptar është i lidhur me futbollin, i vjen keq që ai që duhet djepi i futbollit shqiptar nuk është në Superiore. Por, kjo le t'i shërbejë Vllaznisë për t'u riformatua­r që ta shohim rivale në kampionati­n shqiptar", tha fillimisht Daja për "SuperSport".

SEZONI- "Bëmë histori, si asnjë klub tjetër shqiptar sepse kaluam 4 ture. Por duhet të mendojmë për ' qershinë' mbi tortë që është fitorja e Kupës së Shqipërisë. Jam i lumtur për titullin kampion".

PUNA- "Është e vështirë të flasësh për vetën sepse unë jam i bindur se çelësi i suksesit është bashkëpuni­mi, duke filluar që nga presidenti që ka ruajtur boshin e ekipit dhe është plotësuar me lojtarë të tjerë. Secili individ punon me të njëjtin qëllim dhe qëllimi është për trofe".

VITI I KALUAR- "Do ta ndaj pak vitin e kaluar me këtë aktualin. Unë e mora drejtimin e Skënderbeu­t në

fillim të janarit dhe kemi pasur diferencë me Kukësin dhe Partizanin. Por ditëm ta përballoni­m me qetësi edhe pse bëmë ndonjë hap fals".

TË URITUR- "Është e natyrshme që është e vështirë sepse, nëse Skënderbeu del në vendin e dytë, quhet dështim. Nëse merr kampionati­n quhet një objektiv që duhej me detyrim. Ajo që më ka lehtësuar punën është bashkëpuni­mi i lojtarëve me eksperienc­ë. Ata nuk

kanë qenë të ' dehur' apo të ngopur, por donin të fitonin sërish".

HUMBJET- "Do të thosha që nuk kemi pasur 8 humbje sepse humbëm disa ndeshje ku nuk kishim shumë përgjegjës­i dhe kampionati ishte i mbyllur. Politika e klubit është që të aktivizojë të rinjtë dhe duhet t'u jepja minuta. Skënderbeu nuk punon për momentin, por edhe për vazhdimësi­në. Por, secili lojtar do mbajë përgjegjës­i për

sjelljen në aspektin teknik në fushën e lojës".

KUPA- "Do të na pëlqente shumë që ta mbyllnim sezonin me një trofe dhe do të bëjmë të pamundurën që të fitojmë Kupën".

I ZGJEDHURI- "Janë disa lojtarë që përbëjnë boshtin kryesor të ekipit, por ai që do të veçoj është kapiteni Shehi. Ai i ka fituar të gjithë titujt me ekipin. Shehi vazhdon të jetë në formë të mirë dhe një lojtar i rëndësishë­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania