Panorama Sport (Albania)

Bie Vllaznia, planet ia prishi... Partizani

Të kuqtë pa motiv ndaj Kamzës, zhvlerësoh­et goleada

- BESAR BOZGO

Një borxh i vjetër për t'u shlyer dhe pak dilema për ndeshjen e djeshme. Vllaznia shpiku një "gabim" në protokoll në ndeshjen e javës së 28- të, tetë vite më parë në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t, që korçarët të fitonin në tavolinë 3- 0 dhe t'i shpëtonin rënies në Kategorinë e Parë. Që prej atij viti, nisi periudha e lavdishme e skuadrës korçare. Historia u përsërit, por tashmë në krahun e kundërt. Tashmë ishte Vllaznia që kishte nevojë për ndihmë, madje për një fitore me goleadë në takimin e djeshëm. Dhe Skënderbeu, u tregua shumë bujar duke toleruar ndaj shkodranëv­e që fituan me rezultatin që u duhej, 1- 5.

PARTIZANI I PRISHI PLANIN

Vllaznia nuk e diskutonte suksesin në Korçë dhe ia doli ta siguronte fitoren me lehtësinë më të madhe. I duhej minimalish­t një fitore me katër gola diferencë për të shpresuar që Kamza të mos shkonte më shumë se barazimi në përballjen me Partizanin. Por, Kamza ia doli të fitonte ndaj të kuqve, duke ia dalë të qëndrojë në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. Por, ajo që ra në sy në takimin e djeshëm të luajtur në "Selman Stërmasi" ishte pasiviteti i Partizanit. Skuadra e kuqe nuk u interesua fare jo vetëm për ta fituar ndeshjen, por as për ta barazuar. Lojtarët e Partizanit ishin shumë pasivë, ndërsa Kamza siguroi një fitore të lehtë. Shkodranët vazhdonin të shënonin, ndërsa ishin me veshë nga Tirana për të mësuar rezultatin. Duket se sinjalet nuk ishin shumë shpresëdhë­nëse. Përtej gjithçkaje, Skënderbeu ia ktheu borxhin shkodranëv­e deri në fund, pavarësish­t se as ajo fitore e thellë 5-1 nuk i mjaftoi Vllaznisë për të qëndruar në Superiore. Në fund, kur lojtarët e skuadrës shkodrane mësuan lajmin e fitores së Kamzës, nuk i mbajtën dot lotët. Një fund i hidhur për shkodranët, ndërsa Partizani tashmë është me sytë nga UEFA për të mësuar nëse do të marrë pjesë në Europë apo jo. Pak javë më parë kujtojmë që ishin të kuqtë ata që e mundën Vllazninë në "Selman Stërmasi" duke i dhënë një dorë për të zbritur në Kategorinë e Parë pas shumë vitesh.

 ??  ??
 ?? Fotot: LSA ?? Stafi teknik, Lekiqi dhe Xhahysa, duke tymosur të mërzitur pas rënies së Vllaznisë
Fotot: LSA Stafi teknik, Lekiqi dhe Xhahysa, duke tymosur të mërzitur pas rënies së Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania