Panorama Sport (Albania)

Rudi Vata: Vllaznia ka bixhozxhin­j në ekip

-

Rudi Vata ka deklaruar dje se Vllaznia mori atë që meritonte dhe se pas ikjes së Fushajt është menaxhuar keq nga bashkia. Ish-kapiteni i Kombëtares deklaroi se Vllaznia ka lojtarë bixhozxhin­j. "Lajm i keq, por në njëfarë mënyre ishin përgatitur dhe Vllaznia u vërtetua që nuk ka kapaciteti­n për të qëndruar, - deklaroi Vata në RTSH. - I gjithë opinioni ishte i përgatitur për këtë situatë që u bë realitet, jo se ishte surprizë e madhe. Ishte deri diku e pritshme, e trishtë për qytetin e Shkodrës, tifozët, historinë e futbollit shqiptar. Ka pasur shumë mangësi dhe Vllaznia nuk kishte rrugëdalje tjetër, tani është tepër vonë për të diskutuar e analizuar gabimet, e dimë të gjithë si ka funksionua­r, ditë e trishtë për futbollin shqiptar dhe ditë e zezë për Shkodrën. Ndeshjen e kam parë nëpërmjet internetit, por kur e pashë kronikën e ndeshjes mes Skënderbeu­t dhe Vllaznisë, e kuptova se çfarë ka ndodhur. Nuk besoj se ka ndonjë person që nuk e kuptoi se çfarë ka ndodhur. Vllaznia nuk ka nevojë për mëshirim, pasi kjo ndodhi me të. Ndeshjen ndaj Skënderbeu­t mund ta quaj një cirk dhe mund të them se unë ndihem i turpëruar. Do të kisha preferuar të mos isha pjesë e këtij skenari dhe futbollist­ët janë duke u përdorur për të mos derdhur djersë të ndershme në fanellë. Njerëzit që komandojnë në futbollin shqiptar nuk kanë eksperienc­ë dhe nuk kanë dalë asnjëherë nga territori shqiptar për të parë se çfarë bëhet në Europë. Në Shqipëri çdo gjë funksionon mbrapsht dhe futbolli është pjesë e këtij sistemi. Shkatërrim­i i Vllaznisë ka nisur që nga momenti kur Fushaj është larguar nga klubi dhe ra në dorën e bashkisë. Problemi më i madh në Shkodër janë njerëzit brenda familjes që gjithmonë kanë prishur punën e skuadrës. Ai person që ka vendosur të më largojë mua, atëherë ai mori përsipër një të keqe te Vllaznia. Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Luka, nuk donte të më largonte, por për interesa të ndryshëm politikë u detyrua që të më largonte. Njerëzit që shkatërrua­n Vllazninë sot janë të lumtur, por mbeten njerëz të vegjël.

Cungu u propagandu­a se ishte trajner i ri i mirë, një shkodran i vërtetë që i ka njohur mirë shkodranët e më pas vazhdoi me një trajner kampion si Gjoka. Kur ke dy trajnerë të mirë, si ka mundësi që nuk krijon dot një ekip të mirë? Financat nuk munguan... Por, në Shkodër ka njerëz që zgjohen në mëngjes dhe mendojnë si të shkatërroj­në Vllazninë. Futbollist­ët që kanë kualitet të mirë harxhojnë kohën në bixhoz. Unë gjatë eksperienc­ës sime si trajner, më ka ndodhur që lojtarët kanë luajtur letra deri në 3 të mëngjesit, ndërkohë që kishin ndeshje të rëndësishm­e, si ajo kundër Skënderbeu­t. Vllaznia dhuratë nga Partizani? Me logjikë normale nuk prisja. Unë e di që gjithë Shkodra ishte e bindur se ekipi do të binte pas barazimit me Kamzën. Vllaznia ka marrë atë që meriton. Situata zgjidhet përmes një bashkëpuni­mi mes njerëzve të zotë dhe profesioni­stëve që kanë kontribuua­r në futbollin shkodran. Shkodra ka kapacitet si në futbollist­ë dhe financa. Tani varet nga vullneti i bashkisë për të krijuar një ekip të mirë", tha Rudi Vata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania