Panorama Sport (Albania)

Ahmataj: E kishim të lehtë, të kuqtë aktivizuan të rinjtë

-

Mbijetesa e Kamzës në Superiore është edhe një sukses për trajnerin Julian Ahmataj, i cili mori drejtimin e ekipit kur askush nuk besonte se qëndrimi në elitë do të sigurohej. "Të luash ndaj Partizanit është gjithmonë e vështirë, edhe kur ata janë në pozita jo të mira, jo më kur ata konkurrojn­ë për objektiva. U munduan të aktivizojn­ë edhe djem të rinj dhe kjo na lehtësoi pak punë. Këtë e bëjnë shumë skuadra në Europë dhe në botë. Duhet të jepnim ne shkëndija, pasi e kishim ne finale dhe duhet të jepnim maksimumin", u shpreh trajneri për "SuperSport", duke theksuar se nuk do të mendojë menjëherë për të ardhmen. "Tani kemi të drejtë të mendojmë për disa pushime. Tani na duhet pak relaks, pas kësaj periudhe të vështirë dhe më pas do mendojmë për të ardhmen", tha trajneri që shton se ishin dy ndeshje që vendosën edhe mbijetesën e skuadrës së tij në Kategorinë Superiore edhe për sezonin e ardhshëm. "Ndeshjet që vulosën qëndrimin tonë ishin ato me Vllazninë dhe Teutën, ndeshjet direkte. Nuk u lejuam të na merrnin pikë dhe i mbajtëm poshtë vetes. Nuk kam asnjë pishman për ndeshjen ndaj Laçit, pasi e kishim përgatitur ndeshjen për ta mbyllur, por nuk kishim asnjë sulmues", u shpreh Ahmataj. I pyetur për deklaratat se në Shqipëri hajdutit i thuhet njësh, në mbyllje të deklaratës së tij, tekniku tha: "Nuk kam askënd parasysh, por kam një psikologji, ku në çdo fushë të jetës, Shqipëria po shkon në një situatë ku nuk duhet të shkojë. Njerëzit që kanë në dorë këtë vend, nuk duhet t'i japin këtë frymë brezit të ri".

 ??  ?? Regjisori Leonard Bombaj kishte planifikua­r disa xhirime gjatë ndeshjes se djeshme dhe ka krijuar jo pak humor në stadium
Regjisori Leonard Bombaj kishte planifikua­r disa xhirime gjatë ndeshjes se djeshme dhe ka krijuar jo pak humor në stadium
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania