Panorama Sport (Albania)

Abazaj: Iki me kokën lart dhe shumë dashuri

-

Kristal Abazaj u largua duke çaluar nga stadiumi "Roza Haxhiu", pas një goditjeje të fortë që mori nga mbrojtësi Kristi Marku në pjesën e parë. Për talentin ishte ndeshja e fundit me fanellën e Luftëtarit dhe pasi u zëvendësua nga trajneri Hasan Lika, nuk i fshehu emocionet. Abazaj foli për "Panorama Sport", duke theksuar se është krenar që ka luajtur për bluzinjtë. "Nuk besoj se kam problem. Ishte një ndërhyrje shumë e rëndë. Për momentin nuk e ndjeva, por më pas fillova të kisha dhimbje. Vendosëm që të mos vazhdoja lojën", tha fillimisht për dëmtimin sulmuesi 22-vjeçar, që e mbylli kampionati­n me 13 gola. "Pak rëndësi kishte ta mbyllja me gol. E rëndësishm­e ishte që e siguruam pjesëmarrj­en në Europë. Për këtë jam shumë i lumtur, pasi mendoj se golat i kam shënuar aty ku duhet. Besoj se tifozët e Luftëtarit do të më japin gjithmonë dashuri dhe respekt. Unë kam dhënë maksimumin tim në Gjirokastë­r dhe besoj se e meritoj", deklaroi Abazaj, që më 18 qershor do të nisë aventurën e re me Anderleht në Belgjikë. I pyetur se si e shikon vazhdimësi­në e Luftëtarit, ai u shpreh: "Nuk besoj se do të jetë problem largimi im dhe i Bregut. Luftëtari ka një grup të shkëlqyer lojtarësh. Kemi qenë në harmoni të plotë gjatë gjithë sezonit dhe kjo është arma jonë më e fortë. I uroj me gjithë shpirt ekipit që të shkojë sa më larg në Europë". Ndërkohë, i ftuar dje në mbrëmje në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH, Abazaj theksoi se pas firmosjes së kontratës me Anderlehti­n, në Belgjikë i kanë thënë se goli ndaj Partizanit në fitoren 5-0, kishte vulosur blerjen e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania