Panorama Sport (Albania)

Laçi e bën festë, një kualifikim si vend i 4-t

Uzuni bën dopietë, ndërsa Rexhinaldo e mbyll me 18 gola

- DRILON XHEPOLLARI

Laçi e mbylli kampionati­n me një fitore me goleadë përballë Teutës, që luajti me disa lojtarë të rinj pas objektivit të arritur një javë më parë kundër Lushnjës. Me këtë sukses, të besuarit e Mezanit siguruan pjesëmarrj­en në Europa Ligë si vendi i katërt në kampionat. Në ndihmë të kurbinasve vjen rregullorj­a e FSHF-së, e cila parashikon që nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësis­ht edhe Kupën e Shqipërisë, në rastin konkret Skënderbeu, atëherë skuadra e renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në Ligën e Europës. Kësisoj, bardhezinj­të siguruan vendin e katërt dhe nëse nuk fitojnë Kupën e Shqipërisë, sërish e kanë të sigurt Europën. Një sukses i merituar për kurbinasit, që janë drejtuar nga Gentian Mezani me shumë profesiona­lizëm. Golashënue­si më i mirë i bardhezinj­ve për këtë sezon ishte Arturo Rexhinaldo, me 18 gola, ndërsa Uzuni e mbylli me 10.

NDESHJA - Loja nisi me ritëm, me sinjalin e parë që e japin durrsakët me Peqinin, por që gjithsesi ata që shënojnë janë vendësit me anë të Rexhinaldo­s. Afrikani mposhti lehtësisht

portierin Kastrati pas një gjuajtjeje me kokë. Teuta nuk pajtohet me rezultatin dhe e kërkon barazimin me Bilalin, i cili provon me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, por gjuajtja e mesfushori­t devijohet në këndore. Edhe pse në avantazh kurbinasit janë ata që luajnë

më mirë dhe i afrohen disa herë golit, por kjo pjesë mbyllet me avantazhin minimal. Në të dytën fillon festivali i golave, me Teutën fillimisht që barazoi ndeshjen me anë të Peqinit, që shënoi golin e tretë personal në këtë kampionat. Goli u jep zemër bregdetarë­ve, por "irriton"

kurbinasit që shpërthejn­ë duke shënuar edhe tri herë të tjera me një Uzuni në super formë. Pas një aksioni model, Uzuni pason për Jonuzin, i cili nga jashtë zonës gjuan drejt portës dhe mposht portierin Kastrati. Uzuni ishte protagonis­ti i rikthimit të laçianëve te fitorja, pasi pas asistit të golit të avantazhit, ai shënoi edhe atë të qetësisë duke "dehur" mbrojtjen e durrsakëve. Brenda pesë minutash Uzuni kompletoi dopietën, duke blinduar fitoren e kurbinasve. Gjithsesi, miqtë nuk dorëzohen dhe shënojnë edhe golin e dytë me anë të Hilës, por vetëm kaq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania