Panorama Sport (Albania)

Në Kukës, ‘poker’ për mbyllje

Flamurtari shmang humbjen, shënon Bushiç dhe... vend i gjashtë

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi nuk shkoi më shumë se një bara zim në sfidën përmbyllës­e të kampionati­t ndaj Flamurtari­t, por që i mjafton për vendin e dytë. Me shumë mungesa në radhët e titullarëv­e, Pakult hodhi në fushë një 11-she me shumë lojtarë të rinj si Koldashi, Ebipi apo Peposhi. Por, sfida e fundit për këtë sezon në "/eqir Ymeri" iu dedikua thuajse tërësisht Gurit, që u largua mes duartrokit­jesh. Ai la sërish shenjë në këtë takim ku shënoi një supergol me goditje dënimi.

PJESA E PAR - Kukësi tregohet agresiv që në fillim të takimit, ku në të tretën është kosovari Donjet Shkodra që provon një goditje nga distanca, por < irko tregohet vigjilent dhe neutralizo­n rrezikun, duke pritur topin. Minutat kalojnë dhe janë miqtë që po fitojnë terren, e në të 13-tën është Flamurtari që tenton të shënojë dhe përdor një skemë mjaft efikase. Muarem pason nga e djathta në krahun tjetër për Mustën, por lojtari i Flamurtari­t nuk mundi që ta shtynte topin drejt rrjetës. Flamurtari humbet një rast të artë shënimi. Katër minuta më vonë, në të 17-ën, Flamurtari kërkon sërish golin. Është Maze që provon nga distanca, por shtylla i mohon golin. Topi për- plaset në shtyllë dhe i kthehet sërish, ai e shtyn sferën në rrjetë, por anësori kishte sinjalizua­r më parë pozicion jashtë loje. Këmbëngulj­a e vlonjatëve sjell dhe rezultatet. Në të 36-ën, Bushiç realizon golin e avantazhit. Një top i gjatë i vlonjatëve nuk kontrolloh­et nga mbrojtja kuksiane, duke i dhënë mundësinë Bushiçit që të shënonte i vetëm përballë Koliçit.

PJESA E D T - Kukësi kërkon golin dhe e gjen atë shumë shpejt me Hoxhën. Në të 49-ën, Donjet Shkodra kroson një top nga goditja e dënimit ku Hoxha i gjendur në shtyllën e parë e devijoi mjaftueshë­m për ta dërguar në rrjetë duke barazuar shifrat, 1-1. Kukësi dhe kapiteni i saj janë të pafat, pasi mbas një topi nga këndi për Flamurtari­n, Shameti devijon në mënyrë të pavullnets­hme topin në fundin e rrjetës së tij. Miqtë kalojnë në avantazh sërish dhe ka trishtim në radhët e Kukësit. Vendësit barazojnë rezultatin me heroin e këtij sezoni, Sindrit Gurin, që ekzekuton mrekullish­t një goditje dënimi. Gol që e çon në shifrën e 20 golave.

 ??  ?? Guri “Show”, e mbyll me gol qëndrimin te Kukësi
Guri “Show”, e mbyll me gol qëndrimin te Kukësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania