Panorama Sport (Albania)

Tirana, një formacion shënuesish

Rekordi mbahet nga ofensiva me 46 rrjeta, por pas nuk mbeten as mesfusha me mbrojtjen

- ADELA MERKO

Tiranës prej vitesh i mungon një Fortuzi, Salihi apo Sinani, megjithatë kampionati i fundit përligji më së miri besimin e të gjithëve. Bardheblut­ë ishin një "makineri" golash në inferiore. Shpërndarj­a e rrjetave përjashton vetëm Ilion Likën, ndërsa të gjitha repartet e tjera kanë dëshmuar aftësi para porte. Në listën e golashënue­sve janë plot 17 futbollist­ë. Nuk janë vetëm sulmuesit që shënojnë rregullish­t, pasi efecientë janë edhe mesfusha me mbrojtjen. Lojtarët e prapavijës kanë realizuar të paktën nga një gol, konkretish­t Hoxhallari, Doka, Cake, Bishaj e Turtulli. Trendi për mesfushorë­t ka ardhur në rritje, pasi në total janë 6 futbollist­ë që kanë realizuar 15 herë. Në top-listë është kapiteni Karabeci, i cili këtë vit ka parë më së shumti nga ofensiva, duke shënuar 7 gola. Pas tij vijnë Daja, Qilimi e Vrapi me nga dy, ndërsa Maveje e Çelhaka kanë mbetur te njëshi. Sulmi pastaj është mbresëlënë­s, pasi 6 lojtarë të këtij reparti kanë realizuar në 46 herë, nga 66 që janë në total. Megjithatë, çudia më e madhe ndodh te fakti që, edhe pse janë skuadra që kanë shënuar më shumë në të dyja grupet, asnjëri prej lojtarëve të Tiranës nuk garoi për "Këpucën e Artë". Nëse në nisje të kampionati­t Sentamu dhe Ngoo ishin "kryefjala" e golit për Tiranën, fundi solli surpriza. Kryegolash­ënuesi i bardhebluv­e është Bedri Greca me 14 gola, ndërsa të huajt mbetën në kuotën e 12 dhe 11 golave. Por Ze Maria kishte edhe alternativ­a cilësore për ofensivën. Halili, Muçi dhe Bardhi shënuan nga 4, 3 dhe 2 gola. Edhe pse shifrat janë të kënaqshme, kjo nuk do të thotë që për Kategorinë Superiore nuk do të ketë blerje për sulmin. Përkundraz­i, klubi po operon për të afruar një tjetër... "bomber".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania