Panorama Sport (Albania)

Tomori konfirmon Arbrin në stol

Priten afrime të rëndësishm­e në merkaton e verës, do synohet ngjitja në elitë

- ERIS SYLYKU

Tomori konfirmon Gersi Arbrin edhe për sezonin e ardhshëm. Skuadra do të vazhdojë të drejtohet nga trajneri i ri edhe në sezonin tjetër, pas një gjysmëkamp­ionati të suksesshëm. Arbri e mori drejtimin e skuadrës në fillim të pjesës së dytë të sezonit dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Tekniku i ri afroi në skuadër futbollist­ë të talentuar, në një kohë që diti të harmonizon­te siç duhet titullarët me eksperienc­ë me lojtarët e rinj që u bënë pjesë e ekipit. Drejtuesit duket se kanë mbetur shumë të kënaqur nga puna që ka bërë Arbri në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe dhe kanë vendosur që ta konfirmojn­ë edhe për sezonin e ri. Së bashku me ndihmësin e tij, Kela Agalliu pritet që të ndërtojnë grupin për kampionati­n e ardhshëm. SKUADRA

Burimet bëjnë të ditur se një pjesë e mirë e futbollist­ëve të Tomorit do të vazhdojnë të qëndrojnë në ekip edhe për sezonin e ri. Gjithashtu, shumica e lojtarëve të rinj që kanë spikatur me paraqitjet e tyre në kampionati­n e fundit, do të vazhdojnë të veshin fanellën e skuadrës beratase edhe në vazhdim. Arbri e ka të qartë se cilët lojtarë do të

mbajë sërish me Tomorin edhe në kampionati­n e ri. Ndërkaq, disa prej titullarëv­e të skuadrës në sezonin e fundit kanë rënë në sy dhe janë pikasur nga ekipe të Superiores dhe Kategorisë së Parë. Për disa ka pasur edhe oferta konkrete, por që deri tani nuk

është zyrtarizua­r asgjë. Duke parë që mund të ketë largime, drejtuesit së bashku me stafin kanë nisur të mendojnë për zëvendësue­sit. Pritet që në ditët në vazhdim të ketë hapa konkretë në lidhje me lojtarët që do të kërkohen të afrohen në ekip. Burimet pranë klubit

kanë saktësuar se synimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm do të jetë ngjitja në Superiore. Beratasit i mungojnë elitës prej pesë sezonesh dhe tashmë që kanë edhe një stadium të rikonstruk­tuar, do të kërkojnë që të rikthehen mes ekipeve më të mira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania